Përbërësit:
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
500 gr mish të grirë,
700 gr presh
Pak gjalpë të freskët
Vaj ulliri
1-2 domate,
Majdanoz,
Kripë,
Piper i zi,
Për kremin e qumështit (beshamelën):
3 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle gjalpë të freskët
2 deri 3 gota qumësht
2 kokrra vezë
3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë
Kripë
Për beshamelën:
Në tigan skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur. Shtoni qumështin dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme.
Shtoni vezët e rrahura dhe vijoni ta përzieni. Shtoni kripën sipas dëshirës si dhe djathin kaçkavall të grirë.
Përgatitja:
Si fillim në një tenxhere të hidhni mishin e grirë me pak vaj ulliri dhe gjalpë të freskët. Kaurdiseni për 15 minuta dhe më pas shtoni preshin e grirë hollë.
Hidhni kripë dhe piper të zi dhe kaurdiseni derisa volumi i preshit të bjerë. Shtoni një gotë me ujë dhe kaurdiseni herë pas here derisa uji të avullojë. Më pas shtojmë domatet e grira dhe majdanozin e prerë hollë i kaurdisim të gjitha bashkë.
Më pas shtroni në sipërfaqe kremin e qumështit (beshamelën) që keni përgatitur dhe piqeni në furrë të parangrohur derisa sipërfaqja e tavës të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.
Musakaja përgatitet me të gjitha llojet e perimeve të tjera, si me patëllxhanë, patate apo edhe kungulleshka etj.