“MIKU I SHQIPTAREVE QE TUNDI POLITIKEN BRITANIKE” kushtuar Kolonelit anglez, antar i Parlamentit Britanik,1911 -1923, Aubrey Herbert, (1880 – 1923).
Respekti dhe nderimi për këtë emër të madh anglez, të injoruar nga politika komuniste shqiptare, është dhe duhet të jetë i pamatshëm.
Ai i kushtoi Shqipërisë gjithçka në të gjallë ndërsa pas vdekjes nëna e tij, Lady Elizabeth Herbert, e Shoqja Mary Gertrude Vesey Herbert, i vëllai Mervyn Herbert dhe deri në gjeneratat e sotme, stërnipi, Kolonel Edward Melotte, i kanë kushtuar aq shumë sakrifica, ndihma financiare, përpjekje dhe dashuri Kombit tonë.
Njohja dhe studimi i kësaj figure padrejtësisht të injoruar (sikundër e shumë anglo – amerikanëve të tjerë), janë frymëzuar nga mirënjohja ndaj veprës së tij dhe të familjes së tij.
Kam udhëtuar dhe vizituar Highclere Castle, kështjella ku ai ka lindur, (Vendi ku është ralizuar filmi serial shumë popullor Downtown Abbey) pastaj në vendin ku ai ka ndërruar jetë në Pixton House, për të shprehur nderimin ndaj tij. Kam visituar stërmbesën e tij Mary Melotte në Somerset dhe kam parë reliket e tij të trashëguara edhe nga Shqipëria.
Falenderoj gazetarin Ferdinand Dervishi si dhe stafin e ABC News për mundësinë që më dhanë të jem pjesë e një zbulimi të një historie fantastike të mardhënjeve të vendit tonë me Britaninë e Madhe nëpërmjet të kësaj familje aristokrate angleze. Një falenderim shkon për studiuesin, historianin dhe diplomatin Bejtullah Destani I cili e ka nxjerrë në dritë këtë figurë nëpërmjet të librit: “Aubry Herbert, Albania’s greatest Friend”
Me këtë rast dua të shpreh nderimin e veçantë për gazetarët e televizionit ABC News, si edhe tërë median shqiptare për punën e palodhur që po bëjnë për të njoftuar dhe edukuar popullin tonë me situatën e jashtëzakonëshme me të cilën po përballet bota e sotme. Një nderim dhe mirënjohje të pafund edhe ndaj mjekëve dhe të gjithë personelit mjeksor që është në ballë të luftës dhe më afër rrezikut se kushdo.
Me respekt