Tashme duket se ka filluar njelloj ndergjegjesimi publik i shprehur ne rruget e boshatisura dhe ne pezullimin e veprimtarise se sherbimeve publike masive, bareve dhe restauranteve, etj., me perjashtim te supermarketeve e farmacive… Kjo eshte pozitive duke menduar se vetem izolimi/veteizolimi dhe respektimi rigoroz i rregullave te higjenes mbeten mjetet themelore, pervec kujdesit te specializuar mjekesor, qe mund t’i kontribuojne minimizimit te humbjeve te jeteve njerezore. Edhe nxjerrje e ushtrise sebashku me policine ne rruget e qyteteve kryesore, pavaresisht mungesen se mbeshtetjes kushtetuese e ligjore, duket se eshte veprimi i duhur.

Mendoj se masat e marra deri me tani duhen thelluar edhe ne keto drejtime kryesore:
– masat qe jane marre ne Tiranë te shtrihen me te njejtin seriozitet edhe ne qendrat kryesore te tjera te vendit.
– Institucionet shteterore pergjegjese per administrimin e utiliteteve publike (uje, energji elektrike, etj) te bejne cmos per te permiresuar sherbimin dhe jo te ndodhe si me furnizimin me energji elektrike nga OSHEE qe keto dite ka planifikuar “manovra” qe ne disa zona te Tiranes shkojne deri ne 8 ore ne dite nderprerje te energjise elektrike. Edhe Bashkia e Tiranes te permiresoje furnizimin me uje qe vlen per te shpetuar jete njerezish dhe te mos shqyhen ekraneve duke …”dhene lajmet…”

– Sherbimet publike civile baze (sherbimi shendetsor, ujesjellesat, OSHEE, etj) nevojitet te pajisin punonjesit e tyre me autorizime per te levizur mbas ores 18:00. Kjo per faktin se ndoshta kufizimet e levizjes mbas kesaj ore do te jete e nevojshme te vendosen brenda pak ditesh. Kjo ndihmon edhe per te minimizuar riskun e vjedhjeve te prones private dhe publike.

– E njejta gje mendoj se duhet bere edhe per disa sherbime private si farmacite, spitalet private, supermarketet, etj.
– Mendoj se qeveria, ne menyre eksplicite duhet te urdheroje nderprerjen e punes ne te gjithe sipermarrjet private te llojit fason dhe call center. Kjo sepse rasti i protestes se sotme te punonjesve te nje fasonerie ne aksin Tirane-Durres, nese nuk do te menaxhohet sic duhet, mund te perkthehet mbas pak javesh ne jete njerezish te humbura…
– Nisur nga kapacitetet e limituara te qendres se emergjencave permes nr. 127 (ne mass-media i tha se ne 24 ore mund te pranoje vetem 5 mije thirrje telefonike) mendoj se Ministria e shendetesise mund dhe duhet qe permes njesive te vartesise dhe pushtetit vendor te publikoje sa me shpejt qe te jete e mundur ne faqen e saj te Web-it listen zyrtare te mjekeve te familjes sipas njesive bashkiake (ne Tiranë) dhe njesive administrative (ne bashkise e tjera) si dhe nr celulare te tyre. Kjo do te pakesonte thirrjet allarmante per shkaqe te tjera duke krijuar mundesi komunikimi per ata qe jane prekur nga COVID-19, e nese do te jete nevoje te shtoje nje nr tjeter urgjence per komunikim me qytetaret, por gjithsesi mjeku i familjes duhet pare si filtri i pare dhe kryesor per vleresimin e individeve te dyshuar apo te semure me kete virus…
– Ne kushtet e krijuara, pavaresisht pezullimit disi te cuditshem te veprimtarise se gjykata e diten e djeshme, mendoj se qeveria (Ministria e drejtesise) duhet te pergatiten per nje aministi te re, vecanerisht per ate pjese te personave qe gjenden ne paraburgim e per veprat penale te cileve parashikohen denime te lehta. Ndersa per te burgosurit qe vuajne denimet e dhena, mendoj se duhen pezulluar pa afat takimet me familjaret, por duhen zgjeruar komunikimet telefonike te tyre me ta.
– Gjithashtu mendoj se qeveria duhet t’u beje te qarte sherbimeve private si kopshte, cerdhe femijesh etj., qe jane subjekt i licensimit nga bashkia apo entet shteterore perkatese se mungesa e femijeve ne to per nje force madhore si kjo e tanishmja nuk mund te jete shkak per mbylljen e veprimtarise se tyre dhe se mbyllja e kesaj veprimtarie con automatikisht ne humbjen e licenses perkatese…

Keto ishin disa ide te dites se sotme ndersa po ndjek zhvillimet e percjelle permes mass-medias audio-vizuale. Shpresoj qe t’i lexoje edhe ndokush qe merr vendime ne fushat perkatese…