-Fat i madh që vetëm me Luftën e Dytë Botërore nuk e kanë krahasuar deri tani, se me gjithçka tjetër e kanë krahasuar !!!
Nga Musa KURTULAJ – Malësi e Madhe
Duke e analizuar situatën e krijuar këto dite ne vendin tone nga koronavirusi, nuk po mungojnë edhe ata qe vetëm me Luftën e Dyte Botërore nuk e kane krahasuar akoma, pasi ne hallakatjen e krahasimeve kane arritur deri aty sa ta quajnë me te rende se vitin e mbrapsht 1997 tek ne, luftën ne Bosnje 1991–1996, apo luftën e viteve 1998–1999 ne Kosove !
Do te bënin mire te tregonin kujdes nga koronavirusi, sepse vërtetë kërkon vëmendje e vlerësim kjo situate nga secili, dhe te mos humbin kohe me krahasime te marroqe te cilat nuk kane asnjë lidhje me njëra tjetrën !
Nuk ka te krahasuar koronavirusi me vitin tragjik 1997 ne Shqipëri, qe pati si bilanc tragjik 4000 viktima, pjesa me e madhe e tyre te rinj ! (Pasojat e atij viti tragjik ne një fare mënyrë, edhe sot vazhdojnë).
Nuk ka te krahasuar koronavirusi me luftën ne Bosnje 1991–1996, qe pati si epilog tragjik 250 mije viktima !
Nuk ka te krahasuar koronavirusi me luftën e Kosovës 1998 – 1999, për tu çliruar nga regjimi i Millosheviçit, ku u vranë 20 mije shqiptare !
Mos harroni se nuk jeni duke krahasuar gjera qe kane ndodhur para 3000 vjetësh dhe mund edhe te mashtroni lehte, por po rrekeni te krahasoni ngjarje te ndodhura 30 vitet e fundit qe kane mbetur perjetësisht në memorien e popujve qe u “ranë për hise”, janë dokumentuar mjaft qarte ne kancelaritë me te rëndësishme te botes, janë arkivuar edhe ne miliona metra filmime, është akoma gjalle, i forte dhe i qarte ai brez vital qe i ka jetuar dhe i mban mend shume mire, si te kishin ndodhur dje ! Sepse nuk kane qene te tilla qe te harrohen lehte, jo, ishin aq dramatike sa ne breza do te kujtohen ! Prandaj nuk kanë të krahasuar me koronavirusin !