Shoh nje sforcim te madh te zt. Rama ne sqarimin e masave te qeverise per frenimin e perhapjes se COVID-19. Kuptohet qe situata eshte kritike dhe koha e ndermarrjes se ketyre masave (ne kohe apo e vonuar) si dhe vete permbajtja e tyre (sa te justifikuara jane) me siguri do te jete objekt debati dhe analizash mbasi te jete kapercyer kjo krize e tmerrshme qe bota dhe Shqiperia bashke me te po kalon…
Mendoj se ne dobi te miremenaxhimit te kesaj situate mund te jene edhe sugjerimet ne vijim:
1. Buxheti i shtetit. Rishikimi i buxhetit te shtetit per vitin 2020 me synim shtyrjen ne kohe te pagesave per kontratat koncesionare te llojit PPP dhe anullimin e projekteve te tilla per te cilat nuk kane filluar punimet, mendoj se duhet te jete nje perparesi e veprimtarise se qeverise. Ne nje komunikim me nje intelektual te njohur gjate dites se sotme, me tha me te drejte qe nese qeveria dhe Banka e Shqiperise urdherojne bankat tregtare qe te pezullojne pagesat e kesteve te kredi e dhe interesave nga ana e klienteve te tyre, atehere perse qeveria dhe Kuvendi te mos pezullojne te pakten per nje vit te gjitha pagesat ndaj koncesionareve te PPP-ve? Kjo duke menduar se keto kontrata jane plotesisht ne doren e qeverise, e cila ju detyrohet bizneseve nja 200 milione Euro detyrim per rimbursimin e TVSH-se…. Po keshtu, mendoj se duhet rishikuar edhe vete programi i rindertimit mbas termetit te 26 Nentorit 2019 per shtyre ne kohe vepra publike si konviktet per te cilat ne shtyp ka pase aludime se fshihen interesa te medha oligarkike per marrjen e tyre ne menaxhim privat te llojit PPP mbas rindertimit te tyre.
Ne programin e rindertimit mendoj se ju duhet dhene perparesi ndertesave te banimit duke shkundur me kete rast edhe bashkite qe po harxhojne pa efektivitet shuma te medha fondesh publike per vleresimi te kushtueshme e te panevojshme pa hapur asnje themel ndertesa a pallati banimi. Te mos harrojne se po mbushen 6 muaj nga dita e atij termeti, kohe kjo e mjaftueshme qe regjimi dictatorial i Hoxhes e perdori per rindertimin e te gjitha shtepive te demtuara nga termeti i vitit 1979…
Sipas mendimit tim, edhe kerkesa per aplikime online ndaj atyre qe nuk kane cati mbi koke e libra per femijet tingellon jorealiste dhe ndoshta edhe cinike. Kuptohet se fondet qe do te nxirren te lira ne kete menyre duhen adresuar per sherbimin shendetsor. Perfitoj nga rasti te bej nje propozim konkret per sherbimin “check up”. Sic dihet ky sherbim eshte ndermarre per qellime studimore dhe duke qene se jemi vend i varfer, pa ndryshuar kontraten i propozoj qeverise qe duke filluar nga ky vit (2020) te ndryshoje nga kryerja e pervitshme e ketij studimi ne kryerjen njehere ne cdo 5 vjet. Keshtu do te behet e mundur qe edhe disa dhjetera miliona Euro te perdoren per shendetsine publike dhe jo per favorizime klienteliste. Shkurt, rishikimi i buxhetit te shtetit eshte detyre imperative dhe shume e rendesishme per te frenuar renien ne kolaps te sistemit tone shendetsor dhe per te kursyer jete njerezish ne perballimin e kesaj krize.
2. Masat kufizuese te qeverise. Mendoj se nuk duhet te bejme eksperimente alla-shqiptare, por te imitojme pa hezitim ate teresi masash qe ka marre e po merr Italia fqinje.
3. Roli i specialisteve te mjekesise. Mendoj se ju duhet lene me shume hapesire se protagonizmi i zt. Rama nuk I sherben rritjes se besimit te publikut ndaj sistemit shendetsor dhe rritjes se bashkepunimit te tij (publikut) ne perballimin e kesaj krize. Ai dhe cdo person politik tjeter mendoj se duhet te ruajne nje kufi te arsyeshem midis politizimit prej tyre te kesaj situate dhe nevojes emergjente qe ekspertet e shndetesise te thone fjalen e tyre, sepse perballimi lidhet ngushtesisht me rolin e tyre aktiv, me sakrificat e tyre te perditshme ne perballjen me riskun e infektimit, me mbeshtetjen e tyre me logjistiken perkatese.