Cdo e keqe ka dy ane. Edhe pandemia e coronavirusit na e solli nje te mire dhe nje te keqe: na hoqi maska dhe na vuri maska.
Mbas maskave qe po bien do shohim pertej fasadave te lyera dhe te zhyera per farse e propagande te nje realiteti zhgenjyes.
Do prekim varferine e skajshme ku na ka zhytur makuteria e njerezve truthare me bark te prangopur.
Do ndjejme dhimbjen e plageve sociale te krijuara nga obskurantizmi dhe dehumanizimi i i atyre qe i kemi besuar cdo gje per te mos bere asgje.
Do kuptojme sesa fatalitet na shkakton sjellja e mbare shoqerise qe fle kur duhet te zgjohet dhe zgjohet kur duhet te fleje.
Do qartesojme foshnjen nga uji i turbullt, driten nga erresira, te verteten nga mashtrimi, iliminizmin nga mediokriteti qe na shpien buze humneres.
Me se fundi, renia e maskave do na beje te reflektojme per cdo gje brenda dhe jashte vevetes, qe historia mos te perseritet dhe shoqeria jone mos te kaloje nga njera pandemi ne tjetren.
Por le te veme disa maska kunder coronavirusit, duke shpresuar qe keto maska te na zene hunden dhe gojen, por jo syte dhe mendjen per ate qe na pret.
Coronavirusi rrezoi maskat jeterrenuese dhe dhe vuri maskat jeteshpetuese.
Dhente Zoti mos te ngaterrojme maskat qe te mos humbasim midis humbetires dhe qartesise…
Ra coronavirusi qe po bien ca maska dhe po vihen ca te tjera…
Kaq shume kohe pa na u ndare maskat…
Le te shpresojme nje te ardhme pa to…