Kryeministri Rama tha se nga nesër, do të mbyllen ambientet që mbledhin shumë njerëz si pube, disko dhe palestra. Në përgjigje të situatës së krijuar nga koronavirusi, Rama tha se qytetarët nuk duhet të mendojnë për jetesën në kushte normale pasi kjo siç tha ai është një kohë lufte, dhe këto ambiente nuk frekuentohen në kohë lufte.
Mos të bëhemi bashkautor duke u shtrënguar, përqafuar e duke shkuar në lokale e pube e ambiente të mbyllura, që janë normale në jetën normale. Por jo në kohë lufte. për këtë do i mbyllim të gjitha disko pub-e, lokale, palestra dhe çdo ambient që mbledh shumë njerëz. Më ka rënë mua të bëj dhe policinë dhe të keqin por kjo është gjëja që duhet bërë, edhe pse nuk e doja ta kisha këtë rol. Është e nevojshme të kufizojmë lëvizjen dhe sot është një luftë për të mbrojtur jetën e çdokujt që është rreth nesh. Nuk mund të shkojmë sot në lokal dhe të sjellim korona në shtëpi gjyshes së sëmurë. Apo të shkojmë në palestër dhe ta sjellim sëmundjen në shtëpi, bashkëshortes shtatzënë. Kjo luftë nuk do zgjasë me vite, por një minutë zgjat sa një vit, thjeshtë kërkon vullnet dhe disiplinë. Ne nuk po mbyllim të gjitha lokalet dhe restorantet por të gjitha lokalet dhe restorantet duhet të garantojnë kushtet, duke vendosur tavolinat në distancë 2 metra nga njëra tjetra