Kërkoj falje se…, falja nuk duhet të përmëndet!- ( Fletë ditari, brigjeve të Drinit-Liqen)
…!
Grua fisnike, ngulur në vend të vet,
(Me duket, Kroni i Karmës, -i thonë),
Në rrugën e Komanit tash sa vjet,
Breg-Drinit, në kambë gjithmonë!
Shet koka-kola e prodhime të vendit,
Në uijt e Kronit si melodi me lahutë,
Në vendin e legjendave të motshme,
Përshëndet rrugtarët në çdo minutë.
…!
Ja zgjata një 2-mijë lekshe…, ia dhash,
-Ç’ka dëshiron? -më pyeti Ajo–Mue?
-Asgja nuk dua, moj motër, -i thash ,
Janë për Ty, nderim, me të respektue.
Ma hodhi shikimin, diçka ndërdyzash,
(Duket bleu, -e kam me gjithë mend),
I thash se, -jam një amerikan-Tropoje,
Nderin e kemi, vetëm në këtë vend!
Ju dridh pak dora, diçka se ç’ndrojti:
-E paç rrugën hapur ngado të shkosh!
Gjithmonë bollek, Ty t’i baftë Zoti,
Dhe kurrë, në jetë mos i dëshirofsh!
…!
Ma japin një dollar disa klientë në USA,
Kur i ndihmoj ushqimet me ngarkue,
Ju thom: -“Thank you”, –e dridhet buza,
Fjalët e pukjanes, (vetvetiu) tuj kujtue!
./.
-Per Limit.al , ne kete dite te 8 Marsit 2020–