Kryeministri Giuseppe Conte ka firmosur sot një tjetër draft ligj me masa ekonomike për të përballuar gjëndjen e jashtëzakoshme të emergjencës shëndetësore që ka përfshirë vendin.
Në një konferencë për shtyp ministri i italian i ekonomisë Roberto Gualtieri, ka deklaruar se “askush nuk duhet të humb vendin e punës për shkak të koronavirusit”.
I pranishëm ishte edhe kryeministri Giuseppe Conte i cili informoj se qeveria vë në dispozicion 7.5 miliardë euro në ndihmë të familjeve e bizneseve për të përballuar këtë siutatë të krijuar nga emergjenca e koronavirusit.
“Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi”, tha ai, “Kjo është jo vetëm një emergjencë sanitare por dhe ekonomike e këto fonde do të përdoren për masa urgjente në shërbim të familjeve italiane e të sipërmarrjve në vështirësi.”
Gjithashtu ekzekutivi italian vendosi sot të shtyj zhvilimin e referendumit popullor mbi shkurtimin e numrit të parlamentarëve i parashikuar më 29 mars.