Shkёlqesi,
Kam mirёpritur emёrimin tuaj si i Dёrguar i Posaҫёm i Presidentit Tramp pёr bisedimet paqёsore Kosovё-Serbi. Vlerёsoj kontributin tuaj pёr arritjen e disa marrёveshjeve midis kёtyre dy vendeve, nё fushёn e transportit ajror dhe tё infrastrukturёs rrugore e hekurudhore. Gjithashtu, vlerёsoj lart deklaratёn tuaj se SHBA nuk mbёshtet idenё e shkёmbimit tё territoreve midis Kosovёs dhe Serbisё.

Me kёnaqёsi konstatoj se kёto vlerёsime janё mbizotёruese nё faktorёt politikё dhe nё shoqёrinё kosovare. Partneriteti strategjik midis dy vendeve tona konsiderohet si me rёndёsi jetike pёr tё sotmen dhe tё ardhmen e njё Kosove tё lirё, tё pavarur e sovrane. Shtimi, kohёt e fundit, i vёmendjes amerikane pёr Kosovёn shihet si njё ogur i mirё nga tё gjithё ata qё janё racionalё, qё mendojnё strategjikisht dhe interesin shtetёror e publik e vёnё mbi atё personal. Pёrjashtim bёn njё grusht i vogёl servilёsh, nga tё cilёt, njё pjesё, servilizmin e tyre e ushtrojnё edhe pa shpёrblim, sepse atё huq e kanё tё lindur, siҫ bёn njё analist qё iu paraqet ju si magjistar, i cili vendos pёr marrёveshjen pёrfundimtare Kosovё-Serbi “faktikisht, juridikisht dhe fuqimisht”, duke iu veshur me pushtet tё pakufizuar ekzekutiv dhe legjislativ nё dy shtete, njёkohёsisht.

Njё pjesё tjetёr, servilё konjukturalё dhe selektivё, e shohin ҫdo gjё nё varёsi tё interesave tё tyre dhe tarafit tё vet. Sipas mendimit tim, kёtu bёn pjesё Presidenti i vendit, Hashim Thaҫi, i cili, nё varёsi tё mbijetesёs politike dhe interesave tё veta personale, herё kthehet nё njё llavё dashurie pёr SHBA, herё, siҫ ёshtё shprehur homologu juaj nё Prishtinё, Greg Delaui, nё dhjetor 2017, nё “thikё pas shpine”, kundёr Amerikёs. Kjo ёshtё edhe specia mё e rrezikshme e servilёve qё mund tё dёmtojnё seriozisht marrёdhёniet e partneritetit strategjik midis Kosovёs dhe SHBA-sё.

Z. Ambasador,
Kam shpresuar se nё punёn tuaj si i Dёrguar i Posaҫёm do tё mbёshteteni tek forcat politike konstruktive, tё pёrgjegjshme dhe legjitime nё Kosovё. Por shpresat e mia filluan tё veniten, kur u njoha me reagimin tuaj, lidhur me vendimin e Kryeministrit Kurti, pёr heqjen e pjesshme dhe tё kushtёzuar tё tarifёs 100% mbi mallrat serbe. Veprimin e tij ju e keni cilёsuar si “gabim serioz”, keni kёrkuar heqjen e plotё tё saj dhe kёtё vlerёsim, siҫ shkruani ju nё tuiterin tuaj, ia kanё bёrё tё qartё Presidentit Thaҫi nё Uashington.

Pёrshtypja ime ёshtё se me kёtё reagim, ju e keni bёrё Albin Kurtin delen e zezё, ndёrsa Thaҫin, ogiҫin e kumonёs, qё kullot jo sidokudo, po mu nё Shtёpinё e Bardhё. Kjo qasje, mё duket jokonstruktive. Sepse me figurёn e Thaҫit lidhen shumё tё kёqija, tё cilat janё tё pranishme sot nё Kosovё. Zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ishin njё thirrje pёr ndryshimin e kёsaj situate. Ato legjitimuan VV dhe LDK-nё si bartёse tё kёtij ndryshimi. Nё kёtё kuptim, Thaҫi mbeti pa kumonё dhe, si i tillё, aktualisht, ai pёrfaqёson tё shkuarёn e Kosovёs, ndёrsa A. Kurti dhe V. Osmani, tё sotmen e saj. Nё qoftё se ata i mbajnё premtimet pёr shkapjen e shtetit dhe forcimin e rendit dhe tё ligjit, mund tё jenё edhe e ardhmja e saj. Parё nga ky kёndvёshtrim, e shoh si tё paperspektivё arritjen e marrёveshjes pёrfundimtare me Serbinё, jashtё bashkёpunimit me Kurtin dhe Osmanin. Shmangia e tyre është shmangie nga vullneti i popullit.

Veҫ kёsaj, nё kushtet kur kёto dy personalitete kanё mosmarrёveshje tё mprehta politike, favorizimi i njёrit nё kurriz tё tjetrit, vetёm sa e thellon pёrҫarjen midis tyre. Gjykoj se, para se tё ulen tё bisedojnё me Serbinё, udhёheqёsit e Kosovёs duhet tё merren vesh me njёri-tjetrin, nё mёnyrё qё tё jenё unikё nё qёndrimet e tyre, nё raport me Beogradin. Kryeministri Kurti e ka ftuar Presidentin Thaҫi tё bashkёrendojnё hapat nё politikёn e jashtme, por deri tani, ftesa e tij ka mbetur pa pёrgjigje. Do tё ishte shumё i mirёseardhur kontributi juaj, z. Ambasador, qё para pajtimit tё Kosovёs me Serbinё, udhёheqёsit e Prishtinёs tё pajtohen me njёri-tjetrin.

Sa i takon vendimit tё Kryeministrit pёr heqjen e pjesshme dhe tё kushtёzuar tё tarifёs, mendoj se, pёrgjithёsisht, ai ёshtё i drejtё. Heqja e plotё dhe e pakushtёzuar e saj do tё ishte njё masё iracionale dhe e paefektshme. Bashkёbiseduesi i Prishtinёs, Beogradi zyrtar, pёr fat tё keq, ёshtё shumë hileqar dhe, siҫ dëshmoi procesi i bisedimeve 2011-2018, mjeshtër në sigurimin e përfitimeve, në dëm të Kosovës. Nuk ka asnjё garanci qё, pas heqjen sё tarifёs, Serbia do tё ndёrpriste fushatёn pёr ҫnjohjen e Kosovёs. Me gjithё respektin ndaj jush, mё duket jo parimore qasja juaj qё Prishtinёs t’i kёrkohet vendim i prerё dhe pёrfundimtar pёr heqjen e tarifёs, ndёrsa Beogradit asgjё, tё paktёn, njё deklaratё zyrtare, ku tё angazhohet se do tё shkёputet nga politika e lobimit kundёr Kosovёs. Siҫ dihet, vendimi i qeverisё sё Kosovёs ёshtё lehtёsisht i kontrollueshёm, ndёrsa heqja dorё e Serbisё nga fushata pёr ҫnjohjen e Kosovёs, ёshtё krejtёsisht e paverifikueshme. Tёrheqjen e mundshme tё njohjes Serbia do ta justifikonte si “vendim sovran” tё kёtij apo atij shteti, duke hedhur poshtё me lehtёsi lobimin e saj.

E pabazuar mё duket edhe kёrkesa qё heqja graduale e tarifёs tё mos lidhet me reciprocitetin. Vendi qё ju, z. Ambasador pёrfaqёsoni, ёshtё model i zbatimit tё kёtij parimi nё marrёdhёniet ndёrkombёtare. Natyrisht, ju keni edhe instrumentet dhe fuqinё e nevojshme pёr zbatimin e tij. Kosova nuk ka asgjё tjetёr nё dorёn e saj, veҫ tarifёs pёr ta detyruar Serbinё qё tё njohё, tё paktёn, vulat doganore, certifikatat e mallrave, targat e makinave dhe pasaportat e vozitёsve kosovarё, qё pёrbёjnё kushtin elementar dhe tё domosdoshёm pёr shkёmbimin e lirё tё mallrave.

Sё fundi, me brengosje vёrej se ekzistojnё dallime midis vlerёsimeve tuaja dhe atyre tё Brukselit, pёrfshirё edhe kryeqytete tё rёndёsishme europiane, si Berlini dhe Londra, rreth vendimit tё KM Kurti, pёr tarifat. Ekzistenca e kёtyre dallimeve i dёrgon sinjale tё gabuara Beogradit, i cili, me siguri, do tё pёrpiqet t’i shfrytёzojё ato pёr t’i bёrё bisht nёnshkrimit tё marrёveshjes pёrfundimtare me Kosovёn, e cila do tё ҫonte nё njohjen e saj si shtet i pavarur dhe sovran. Edhe Moska i fёrkon duart, kur heton pёrҫarje tё tilla midis qendrave vendimmarrёse perёndimore dhe nuk le gur pa lёvizur, hapur dhe fshehtas, pёr tё shtrirё ndikimin dhe praninё e saj nё rajonin tonё.

Duke shprehur mirënjohjen e thellë pëe kontributin e pazëvendësueshëm të kombit të madh amerikan për ҫlirimin dhë shtetndërtimin e Kosovës, si dhe duke ju falenderuar ju, z. Grenell dhe vendin që ju përfaqësoni, pёr vёmendjen e shtuar qё po tregoni për të dhe popullin e saj tё shumёvuajtur, jam i bindur se problemet qё trajtova nё kёtё letёr do tё gjejnё mirёkuptimin tuaj.

Ju lutem, Shkёlqesi, pranoni shprehjen e konsideratёs sime mё tё lartё.

Dr. Islam Lauka
Prishtinё, 01.03.2020