Ka ndërruar jetë ikona e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha.
Ajo pati një sëmundje të shkurtër, e cila ia mori jetën në moshën 86 vjeçare.
Derisa sot ka ndërruar jetë ikona e muyikës shqipe Nexhmije Pagarusha kujtojmë se “Bilbili i Kosovës”, “Mbretëresha e Këngës Shqipe”, “Primadona e Melosit Popullor”, “Ema Sumak Shqiptare”, “Madame Butterfly”, “Fyti i Kristaltë”, dhe një mori epitetesh vlerësuese e personifikojnë atë. Është ky piedestal mirënjohjeje, është ky panteon nderimi, ku qëndron këngëtarja Nexhmije Pagarusha, fenomeni multidimensional, e i papërsëritshëm. Kënga e saj është religjion, besim, art, përjetshmëri që ngjallë shpresën dhe lartëson triumfet.
Me 50 vite karrierë artistike dhe një repertor prej 150 këngësh e sjellin atë ndër ne si një domethënie e vlerave shpirtërore, e këngës shqipe, e ambrozit të ëndjeve të hyjshme që ushqen kumbimi nëpër ndërkohë i këtij zëri.
Ajo, në interpretimet e saja, nuk ndjekte rregulla, ajo e ndjente këngën, e ndjente fjalën e thënë përmes melodisë.
Ajo është e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.
Ajo asnjëherë nuk ka pranuar të këndoj diçka që i tejkalon vlerat tona e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe, këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i është kërkuar të këndoj në gjuhën serbe dhe zonja Nexhmije është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare.
Nexhmije Pagarusha ka përfunduar shkollën e muzikës në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka përformuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.
Në vitet e rinisë Nexhmija ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoven, Verdit e shumë emra të mëdhenj
Ajo edhe sot konsiderohet si një grua shumë e saktë. Ajo, gjatë kohës sa ishte nëpër turne nuk është vonuar kurrë, madje as në prova nuk është vonuar asnjëherë.
Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë
Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj Rexho Mulliqi
Nexhmija është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko. Poashtu profesorët e shkollës së muzikës kanë thënë se është ofendim ta krahasojmë Nexhmijen me ndonjë emër tjetër, sepse zëri i saj është i rrallë.
Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.
Ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Kosovë e Shqipëri pa dyshim.
Frika më e madhe e saj është aeroplani.
Idhulli i saj i përjetshëm ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion, dhe siç tha Tariku vëllai i saj, gjithmonë do t’i falënderohet atij për suksesin e saj.
E ka anuluar një koncert në momentin e parë që ka dalë në skenë në Maqedoni, pasi që publiku ka filluar të bërtas dhe të mos e lejoj të këndoj shqip. Ata i kanë kërkuar të këndoj në gjuhën serbe por Nexhmija i ka mbyllur perdet e skenës dhe është larguar, duke e refuzuar menjëherë kërkesën e tyre