E takova në Zym të Hasit (Kosovë), në tetor të 2019-s, në Manifestimin e 48 Kulturor “Shtjefën Gjeçovi”
E urova për triumfin në zgjedhje. Veç të tjerave, shtova:
– E ke vizitu Kukësin disa herë. Ke plot miq e dashamirë. Por tash duhet ta vizitosh edhe si Kryeministër. Kukësi ka shumë nevojë edhe për fjalën tande, se me Kosovën jemi sa afër, sa larg.
– Është e vërtetë, – tha. – Në Kukës kam shumë miq. Patjetër që do vij me kënaqësi. Ma së pari kam dy miq fort të mirë, vëllezërit Kolgjini, Xhevahir e Sokol…

***


(Foto: Urim Bajraktari)