Sot Kuvendi i Kosovёs, me 66 vota pro, miratoi qeverinё e re tё koalicionit Vetёvendosje – LDK. Megjithёse i vonuar, krijimi i kёtij koalicioni dёshmoi se tё dy partitё respektuan vullnetin e popullit pёr ndryshim, tё shprehur shumё qartё nё zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Gjithashtu, u dёshmua se VV dhe LDK janё tё gatshme tё marrin pёrsipёr misionin e vёshtirё tё kёtij ndryshimi. Me kёtё, iu dha fund spekulimeve dhe “parashikimeve” tё fallxhorёve tё Prishtinёs dhe Tiranёs se, gjoja, as VV dhe as LDK nuk janё tё gatshmё, qё, nё kёto momente tё vёshtira, tё marrin pёrsipёr qeverisjen e Kosovёs.
Qё Kosova po ballafaqohet me njё situatё tё rёndё, askush nuk e vё nё dyshim. Por vendosmёria, serioziteti dhe pjekuria politike, pikёrisht, nё momente tё tilla kёrkohen dhe verifikohen.
VV dhe LDK e treguan veten si opozitё e suksesshme. Tani ёshtё koha pёr ta bёrё mё tё vёshtirёn – realizimin nё praktikё tё premtimeve dhe angazhimeve tё tyre, por, tashmё si pozitё. Ёshtё koha e reformave tё thella, brenda vendit, sidomos, nё ekonomi, drejtёsi dhe arsim. Ёshtё koha e shkapjes sё shtetit. Nё fushёn e politikёs sё jashtme, pas dёshtimeve tё njёpasnjёshme, ёshtё koha pёr hapjen e njё kapitulli tё ri. Tё gjitha kёto sfida kёrkojnё pёrgjegjёsi tё lartё shtetёrore dhe frymё tё pashembullt sakrifice.
Le tё shpresojmё qё opozita e re, deri tani nё pushtet, t’i bashkohet misionit tё ndryshimit, para sё gjithash, tё vetvetes, duke bёrё mbikqyrjen e punёs sё qeverisё, jo mbi bazёn e interesave partiake, tё inateve dhe hakmarrjeve personale, por duke u nisur nga interesat jetike tё qytetarёve dhe shtetit tё Kosovёs. Kriteri i vlerёsimit tё punёs sё Kryeministrit Kurti duhet tё jenё, jo deklaratat e tij, tё bёra para 20 vjetёsh, siҫ ndodhi, pёr fat tё keq, nё seancёn e sotme plenare tё Kuvendit, por nё rezultatet konkrete nё zbatimin e programit qeverisёs, nё mёnyrё tё veҫantё, nё pёrmirёsimin e jetёs sё qytetarёvё tё Kosovёs.
Urime qeverisё sё re tё koalicionit VV-LDK!
Urime simboleve tё shpresёs dhe tё ndryshimit, Kryeministrit tё ri Albin Kurti dhe Kryetares sё re tё Kuvendit tё Kosovёs, Vjosa Osmani!