Turqia ka ndjerë një lëkundje të fuqishme mbrëmjen e sotme.
Një tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter, është ndjerë në pjesën lindore të Turqisë.
Sipas Observatorit Kandilli të Turqisë dhe Institutit të Kërkimeve për Tërmetet, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në 8:55 p.m. (1755 GMT) nga një thellësi prej 10 kilometrash.
Sipas raporteve fillestare, tërmeti u ndje edhe në disa provinca fqinje në Turqinë lindore.