“…Kam bërë maksimumin tim që të prezantoja denjësisht Shqipërinë në “Tokën ku Ngrihet Dielli”, dhe që të përfaqësoja Japoninë në “Tokën e Arbrit” …” (AVNI PONARI )

1.

Qeveria Japoneze i akordoi Konsullit të Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, diplomatit, veprimtarit e biznesmenit filantrop, z. Avni PONARI dekoratën e lartë  “Urdhri i Ngritjes së Diellit, Rrezet e Arta me Fjongon e Qafës” (“The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon”), Urdhër i themeluar më 1875,  i treti urdhër ma i lartë që Japonia ndan për personalitete të huaja për arritje të jashtëzakonshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, në promovimin e kulturës japoneze etj.

Ky Urdhër simbolizon energjinë po aq të fuqishme sa ngritja e diellit paralelisht me konceptin japonez të “ngritjes së diellit” – që e kanë bërë Japoninë që të njihet si “Toka e Ngritjes së Diellit”.

Dekorata e lartë Perandorake iu dorëzua mbrëmë në Hotel Plaza në Tiranë, më 20 janar 2020, nga Ambasadori i Japonisë në Tiranë,  Sh.T. H.E. Mr. ITO Makoto, shoqëruar dhe me një fjalim vlerësimi e mirënjohje për kontributet e Z. Avni Ponari.

– “Kam bërë maksimumin tim që të prezantoja denjësisht Shqipërinë në “Tokën ku Ngrihet Dielli”, dhe që të përfaqësoja Japoninë në “Tokën e Arbrit”; “Ne kemi shumë për të mësuar nga dija e madhe dhe mënyrat e të bërit të gjërave në të gjitha rrafshet politikë, ekonomikë, social dhe kulturor, dhe me punën time si Konsull jam përpjekur që të sjellë në Shqipëri praktikat më të mira të zhvillimit dhe të të bërit biznes,” u shpreh Z. Avni Ponari në fjalën e tij përshëndetëse dhe falenderuese, duke e përmbyllur me mesazhin që tashmë, “Japonia është një mike e madhe, shumë e rëndësishme dhe e çmuar për Shqipërinë, që na përkrah dhe mbështet kurdoherë”.

Në këtë ceremoni përshendetën dhe ish Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Presidenti i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, ambasadori e shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj dhe z. Etjan Xhafaj, zëvendësministri i Ministrisë për Europën e Punët e Jashtme të Shqipërisë.

2.

Vitin e kaluar, më 3 nëntor 2019, Qeveria e Japonisë shpalli përfituesit e dekoratave për periudhën vjeshtë 2019, ndër të cilët është dhe Z. Avni Ponari, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë, me dekoratën e lartë  “The Order of the Rising Sun, Gold Rays With Neck Ribbon” për kontributet e tij të jashtëzakonshme.

 Vite ma herët, mr. Avni Ponari, është nderuar nga Qeveria Japoneze me “Çertifikata e Mirënjohjes”, në cilësinë e tij si “Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri”, për rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë.

3.

  1. Avni Ponari, vjet, në 20-vjetorin e Sigal Uniqa Group Austria, u dekorua me “Grand Decoration of Honour” nga Presidenti i Austrisë, Sh.T. Z.. Alexander Van der Bellen, si një biznesmen i sukseshëm në Shqipëri dhe kontribues për vendin tij dhe me një kontribut të veçantë edhe për shtetin e Austrisë.

4.

Gjithashtu, z. Avni Ponari, ndërvite, për kontributet e tij kombëtare e ndërkombëtare të jashtëzakonshme, të qëndrueshme dhe me vlera të mëdha zhvillimore dhe komunitare, kanë qenë ndër faktorët kryesorë për vlerësimet e shumta që i ka marrë nga institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, duke e vlerësuar e nderuar atë me vlerësime dhe titujt si: “Lider i Arrirë”-(pjesë e Profileve Ndërkombëtare të Liderve të Arrirë); “Njeriu i Vitit”-nga “Instituti Amerikan Biografik”, “Menaxher i Vitit” – nga “Komiteti i Sokratit të Oksfordit”në Mbretërinë e Bashkuar; Kush është Kush” – (nga Ndërkombëtarja “Who is Who”, një libër i mirënjohur referencash të njerëzve të shquar ndërkombtarisht, e cila botohet çdo vit që nga viti 1935); “Fellow” i “Paul P. Harris– (“Klubi Ndërkombëtar i Rrotës”, një rrjet global prej 1.2 milionë liderësh, fqinjësh, miqësh, dhe zgjidhës problemesh, të cilët shikojnë një botë ku njerëzit bashkohen dhe veprojnë për ndryshimin); “Kavalier i Paqes”- nga “Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Njerëzve”; dhe “Menaxheri më i mirë” nga “Financë në Evropën Qëndrore”; “Qytetar Nderi” i Tropojës, i Durrësit e i Elbasanit;  “Personaliteti i Vitit” nga disa gazeta kombëtare shqiptare të përditshme; Çmimi “Justiniani i Madh” nga Akademia Monarkiste Shqiptare si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri; Çmimin “Pjetër Bogdani” nga “Gazeta e Alpeve” në “Takimin e Gjakovës”, më 26 prill 2019, etj.

  1. Avni Ponari, ndonëse mban dekorata të larta nga Japonia e Austria; mban tituj e çmime nga institucione e organizma të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë, por ai ende nuk ka asnjë dekoratë nga Presidenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës…(!).

Ramiz LUSHAJ