Turp, përçarëse e egër dhe e qëllimshme, gjuha e egër, e numrit dy tē qeverisë moniste Erion Braçe.

PLL shpreh shqetësim e saj, dhe e shikon përçarëse, të qëllimshme dhe të rrëzikshme në njē situatë të tillë gjuhen e përdorur nga Erijon Braçe në lidhje me kohēn e Mbretërisë.

Eshtë gjuhë tipike e historisē së PPSH.
Eshtë e qellimshme dhe e genjeshter kur kemi fakte te tjera tashmë historike sot.

Eshte e turpshme dhe qellimshme kur republika e ‘46 ka deshtuar dhe kur kemi nje referendum te vjedhur si ai i 1997 ku fitoj forma qeverisëse mbretërore.

Po tē flitet për republikë kemi atë të 1925.
Republika e shpallur nga komunistet jugosllave në 1946 solli izolim, vrasje, konfiskim prone, luftë klasash dhe shembi kisha e xhami z.Braçe.
Koha e republikes sē Ahmet Zogut nga 1925-1928 dhe mbretëria e viteve 1928-1939 mbeten vlera historike për kombin shqiptarë.

Kjo gjuhë përdoret me qēllim, në një kohë kur historisë komunizmit po i del pluhuri dhe ajo po flet ndryshe, pikërisht kur shqiptarët çdo ditë e më teper po kërkojnë mbretëri, pikërisht në prag të 100 vjetorit tē Kongresit Lushnjes, kur dihet roli i Ahmet Zogut dhe kur filloj ndertimi i shtetit modern nga ana e Tij.

Tē gjithē duhet të jemi kompakt në kundërshti të këtyre që sot në vitin 2020 duan me çdo kusht të ngjallin kulte te komunizmit, te riciklojne data dhe figura të cilat koha ju ka ikur dhe të ngjallin neveri.

Zyra e shtypit e PLL