Presidentja taivanese Tsai Ing-wen është rizgjedhur në krye të detyrës gjë që shihet si një mbështetje e fortë e votuesve për qëndrimin e saj të ashpër ndaj Kinës.
Në fjalimin e fitores në Taipei, zonja Tsai, 63 vjeç, e cila ka studiuar në SHBA tha se “Tajvani po dëshmon se sa shumë e çmon lirinë mënyrën demokratike të të jetuarit si dhe vendin e vet”.
Zonja Tsai ka mbrojtur një politikë të dialogut me Kinën vetëm nëse udhëheqja komuniste në Pekin heq dorë nga pretendimet që Tajvani ta konsiderojë veten pjesë të Kinës.
Rezultati i zgjedhjeve ka një domëthënie të veçantë tha ajo: “tregon se kur sovraniteti dhe demokracia jonë janë në rrezik tajvanezet dinë të tregojnë vendosmëri dhe më shumë forcë”.
Zonja Tsai, e Partisë Demokratike Progresive siguroi një fitore dërrmuese kundër Han Kuo-yu, 62 vjeç, kryet i bashkisë së qytetit-port Kaohsiung, i cili bëri një fushatë për lidhje më të ngushta ekonomike me Kinën.