Në 17 vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, e përkujtoj atë, si një ushtarak e strateg të shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai ishte bashkëpuntor i ngushtë i ministrit të mbrojtjes, Ahmet Krasniqi dhe i shumë ushtarakëve të tjerë që luftonin për lirinë e Kosovës.
Kolonel Zemaj, me përvojën e tij ushtarake, u priu betejave kundër forcave të ushtrisë dhe policisë serbe: në Loxhë të Pejës, në Lug të Baranit, në Junik dhe në disa treva të tjera në Dukagjin. Zemaj dha një kontribut të madh për lirinë e Kosovës, të clën sot e gëzojmë, por për fat të keq, ai u vra nga një dorë mizore, pas luftës.
Kaluan 17 vjet, ende asgjë nuk u zbarudh rreth vrasjes së tij, djalit të tij Enisit dhe nipit Hasan Zemajt.
Për kaq kohë, qeveritë e kaluara dhe organet e drejtësisë, prokuroria dhe gjyqësia, nuk arritën t’i gjejnë vrasësit e këtij rasti tragjik dhe të rasteve të tjera që ndodhën në Kosovë. Të gjithë këta vrasës sot janë pa emër dhe, fatkeqësisht, kanë mbetur anonim, jashtë drejtësië për krimet e bëra. Duhet të gjinden vrasësit dhe të marrin dënimin e merituar. Në të kundërtën, Kosovës do t’i mbetet gjithherë pikë e zezë.
Tahir Zemaj gjitherë do të përkujtohet si një udhëheqës, luftëtar, strateg dhe një njeri që iu përkushtua me gjithë vullnetin dhe forcën e tij lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
New York, 2020