Autoritet australiane vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit që kanë djegur me miliona hektarë në tre shtete.
Situata u paraq disi më e lehtësuar të dielën për shkak të uljes së temperaturave dhe rënies së fuqisë së erës. Në shtetin e New South Wales-it ka patur rreth 150 vatra zjarri. Autoritetet e këtij shtetit e cilësuan situatën të pazakontë.
Me mijëra njerëz vazhdojnë të qëndrojnë në kampe mes pasigurisë për të ardhmen.
Së fudmi është ngritur dhe një Agjenci e Rimëkëmbjes nga Zjarri me qëllimin për të ndihmuar australianët të rindërtojnë jetën pas katastrofës.
Ylli i muzikës pop Pink dhe aktorja australiane Nicole Kidman bënë të ditur se do të dhurojnë 500 mijë dollarë për të mbështetur komunitetet e prekura nga zjarri.