Receta e ditës/ Tavë peshku me hudhra

Përbërësit:

vaj 2 filxhanë kafeje
hudhra 3 kokrra
uthull 1 filxhan
salcë 1 lugë gjelle ose domate 3-4 kokrra
ujë 2 filxhanë çaji
2 fletë dafine
kripë dhe piper

Përgatitja:

Peshku i pastruar dhe i larë pritet në copa, i hidhet kripë, piper, lyhet me miell dhe skuqet në tigan me yndyrë të nxehtë. Në yndyrën që tepron nga skuqja, hidhen hudhra të grira, shtohet miell i cili kaurdiset pak, pastaj salcë domatesh ose domate të freskëta të grira hollë.

Të gjitha këto përzihen, shuhen me uthull dhe pastaj shtohet pak ujë, kripë, piper e dafinë. Pasi të mbahet në furrë për 15-20 minuta dhe kur të jetë bërë gati, i hidhet majdanoz i grirë hollë.