JAPONEZË NË TIRANË!

Nga ILIR KADIA

I pashë me kokën njëherë tek “Sulejman Bargjini” e niëherë tek “Partizani Panjohur”. Ishin në moshë. Japonezët jetojnë gjatë e lëvizin shumë nëpër botë.Ciceroni zbriti me spjegime tek pedonalja deri tek Teatri Kombëtar.

Tokio ka një numër të madh teatrosh ndërsa Tirana vetën një. Dhe atë me sherr! Duan ta prishin.

Tokio ka 13 milion banorë ndërsa Tirana as gjysëm milion… bëra unë këtë rradhë ciceronin pa zë.

Mirëpo një japonez i vjetër ma lexoi mendimin dhe më pyeti pa folur se përse duan ta prishin dhe nuk ndërtojnë një tjetër në një vend tjetër. Ta bëjnë më të madh e më të bukur.

-Dy është më mirë se një apo jo?! -më pyeti japonezi duke më parë drejt e në sy.

-Nuk e kupton dot Shqipërinë ti o mik, i thashë.

Ndërsa e ftova për një teke raki tek “Noeli”. Dhe ai erdhi. I ofrova të parën. E pëlqeu shumë. I ofrova të dytën tha prap po!

Se dy teke raki janë më mirë se një apo jo?!