Në Ditën e Vullnetarizmit të Alpha Bank, do të mbështesim nismën “Ti je një luledielli”, duke blerë bluza për të gjithë stafin e bankës. Të ardhurat do të shkojnë për fëmijët me sëmundje të ndryshme gjaku.
Bëhuni edhe ju pjesë e aktivitetit tonë, ku fëmijët e stafit të Bankës, në shenjë solidariteti dhe ndërgjegjësimin për nismën “Ti je një luledielli, do të performojnë në recitim, kërcim, këngë, piano, violinë dhe bateri. Mos mungo, ditën e diel, datë 20 maj, ora 10:30 te “Vëllezërit Frashëri”, pranë Liqenit Artificial të Tiranës!
Së bashku, e ardhmja është më e bukur!