Nga Rali LURA
Në dy ditë rradhazi, më 6 e 7 dhjetor 2019, po mbahet në Rrozhajë Manifestimi Tradicional “Ora e Maleve”, Edicioni i XI-të i tij, te Qendra për Kulturë dhe Hotel “Aldi”.
Programi i veprimtarisë mjaft i pasur: Ekspozita “Guri iNuses” i piktorit mirditor Pjetër Marku (te Galeria“Magaza”). Filmi shqiptar “Koncert në vitin 1936” i regjizorit Saimir Kombaro. Ansambli i Këngëve e Valleve “Shota” i Prishtinës. Koncert falenderimi i SHKA “VreloIbra” i Rrozhajës. Përurimi i veprës “Bosnja: Një pikëpamjenga Tirana” i diplomatit, prof. dr. Shaban Murati (flet dr. Çerçiz Loloçi). Ora letrare e “Orës së Maleve 2019” – poetët recitojnë poezitë e tyre. Etj.
Manifestimi Tradicional “Ora e Maleve” ka për kryeorganizator poetin, publicistin, studiuesin, mësuesin, veprimtarin Ali Daci i Rrozhajës së Alpeve Shqiptare.