PATRIOTIZMI FOLKLORIK !

Nga ESAD GJONBALAJ

Dikur kur ishim të shtypur dhe nuk lejohej shprehja e mendimit të lirë, aso kohë përmes këngës mbrohej dhe kultivohej çështja kombëtare, përmes kësaj forme mbahej ruhej dhe kultivohej me xhelozi atdhetaria dhe krenaria për trimat dhe luftëtarët e çështjes kombëtare. Kënga folklorike ishte synonim i ruajtjes se historisë sepse historia e mirëfilltë nuk lejohej dhe nuk mësohej në shkolla.
Edhe sot u këndohet trimave por shprehja e mendimit të lirë nuk ta pengon askush, bile sot le që këndohet por këngë ka të pa numërta që është krijuar një lëmsh i pakuptimtë këngësh “patriotike” duke krijuar edhe huti se kush është vërtët heroi dhe patrioti i denjë.
Folklorizmin sot në shumë raste e përdorin disa pseudopatriot për të mbuluar matrapazllëqet e tyre të mbështjella me petkun “patriotik dhe folklorik” se biznesi patriotik po ecën mirë.