Për të ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit, Bankers ka vendosur t’i dhurojë qeverisë shqiptare 1 milion dollarë.
“Këto ditë kanë qenë shumë të vështira dhe traumatike për Shqipërinë dhe të gjithë ne që e shohim veten si pjesë e këtij vendi të shkëlqyer. Kemi parë bashkëqytetarë të tronditur dhe të pastrehë, duke kërkuar të dashurit e tyre, duke vajtuar të vdekurit dhe duke kërkuar kuptim në një tragjedi që duket kaq e verbër dhe e rastësishme. Por në këto ditë pikëllimi dhe zemërimi kemi parë shumë akte kurajoje dhe mirësie”, thuhet në një deklaratë nga Bankers.
Bankers shprehet se e ka parë gjithmonë veten si pjesë e këtij vendi.
“Ne shprehim hidhërimin dhe ngushëllimet tona të thella për viktimat dhe dëmin e rëndë të shkaktuar nga tërmeti. Me siguri, këto sprova na kujtojnë se ne shpesh jemi më të fortë se sa mendojmë, me ndihmën dhe mbështetjen e njëri-tjetrit”, thuhet në deklaratë./m.m/j.p/