LUIGJ GURAKUQI (Foto MARUBI)
(1879 – 1925)
Askush nuk ikë nga Atdheu, pa ju rrezikue jeta! Vrasësi parashikon shka ti s’e mendon!
1924: “Na nuk vrasim!”, deklaroi në Parlament deputeti Luigj GURAKUQI…
SHQIPTARI ATDHETAR LUIGJ GURAKUQI TREGONTE:
“Kam pas nderin me qenë afritë prej Plakut të nderuem Jeronim de Rada . Tue u gjetë përpara t’amblit kangtar të Milosaut, të Skanderbeut Pafanë, tue ndie qortimet e këshillat e tija, tue ndigjue zanin e tij të fikët, qi bahej ma i plotë.., e tue pa syt e tij të mekun kah ndezeshin e shkëlqeshin, tue përmendë Shqipninë, unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue bashkë me dy pika lot, nji të puthun të nxehtë mbi at dorë qi punoi sa e sa kohë për Atdhe…!”
1920: POETI KOMBTAR AT GJERGJ FISHTA SHKRUEN PER GURAKUQIN:
“Të tham të verteten se m’âsht dashtë t’skuqesha për inferioritetin t’em. Âsht e kotë të gënjehemi. N’se përjashtohet Gurakuqi qi vetëm ai ka nji kulturë të përshtatshme, ka nji atdhetari të shëndoshtë dhe nji njohuni të gjânë për njerëzit dhe për sendet e Shqypnisë, asnji nga anëtarët e qeverisë, kjoftë të saj së maparshmes, kjoftë të së tashmes, nuk mund të thotë se e paraqet dejsisht Shqypninë e të mbrojë si duhet interesat e saj.”
DIJETARI AT JUSTIN RROTA THOTË PER LUIGJ GURAKUQIN:
«Gjuhën shqype e njofti mâ mirë e mâ këthelltë se çdo shqyptár.»
RADOMIR NACHTINGALL E ÇMONTE ME KËTO FJALË GURAKUQIN:
“Ka merita të shquara në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe, në përpunimin e gjuhës letrare dhe në njësimin e shqipes së shkruar, në stabilizimin e drejtshkrimit, në pasurimin e fjalorit, në çështjet e leksikologjisë, terminologjisë e të gramatologjisë. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tonë.”
1924 DHJETOR – AT ANTON HARAPI E PYETI LUIGJ GURAKUQIN:
“Si me falimentue kështu, Luigj? Si me dalë me hikë ju tash prej Shqipnije?
Kishte vdekë në kambë burri i dheut, me e pasë pré, gjak s’kishte qitë. U kuq, ju muer goja, shtërngoi buzët e i dha vehtes:
– Padër Anton na skredituen (diskredituen) tepër keqas, na kanë deklarue komunista n’opinionin publik t’Europës. Për Zoten, nuk due t’iku, por po ndeja unë këtu, e dij se derdhet gjak e derdhet kot. Të kishe pse, nuk po shikojshe fort për gjak qi derdhet, se ma për vedi jo se jo, por po m’vjen si trathtí ta marr në qafë popullin e shkretë”…
Ja dhe dedikimi i At Antonit tek libri “Andrra e Prêtashit”, kushtue Luigj Gurakuqit:
“Burrit vërtetë burrë, Luigj Gurakuqit, i cili me kulturën e neltë shpirtnore, mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, tue mbetë përherë shembull shqiptari me kulturë, simbol i bashkimit kombtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni.”
***
■Qeveria e Tiranës dhe Akademia e Shkencave, vazhdojnë zbatimin e porosive të lanuna nga diktatorët komunistë, të cilët, po e sundojnë edhe per së vdekuni Popullin Shqiptar !
2019: Shqiponjat e verteta të Shqipnisë po vazhdohet me u gjuejtë edhe sot me gur…
Rrenimi i Shtëpisë së Atdhetarit Luigj GURAKUQI asht treguesi ma i mirë që i bahet një Shqiptarit të Madh të perjetshëm që, sakrifikoi gjithëshka per një Shqipni të Lirë.
Jemi në pragun e Festës së Flamurit Kombtar: E kam thanë dhe prap do t’a persërisë:
“PO MOS T’ ISHTE NJI’ KY BURRË,
KURR N’ SHQIPNI S’ U NGRIT FLAMUR !”
Melbourne, 26 Nandor 2019