Qëllimi i vizitës sime për në vendlindje, në Shëngjergj të NikajMërturit, është respekti për të vdekurit, për të “Shumtit” e asaj bote të përtejme, për prindërit e të afërmit që nuk jetojnë.

1 Nëntori – kjo pikë referimi, është si një fushë magnetike që i afron të gjithë, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe mërgatën nga jashtë vendit.

Me një autobus të vogël të linjës Tiranë – Koplik, udhëtova për Kryebushat, hereët në 31 Tetor, për t’u takuar me kushërinjtë e mi që banojnë në Shkodër.

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria.

Në ulësen pranë meje Mersin Koldashi, një burrë faqekuq e me trup të lidhur mbante në majë të kokës një si qeleshe a fes qëngjante me atë të klerikëve myslimanë apo kristian. Pas pak filluan bisedat e zakonshme. Banonte në Tiranë, afër Saukut, me origjinë nga Ujëmishti i Kukësit, i besimit mysliman. Udhëtonte për në Shkodër, sepse merrej me një tregti kinkalerish, bizhuterish, qelqurinash etj. Pak nga pak biseda u shtri edhe në3-4 ulëset më të afërta e mori një drejtim interesant në fushën e besimit. Temë shoqërore disi e ndjeshme. Biseda mori zjarr sa nuk kishte nevojë t’i ngaje urët. Paskëshim qenë besimtarëve tëtre besimeve, por edhe ateist dhe laik.

Mersin, emrin e paske mysliman e mbiemrin katolik….
Orte, na dikur kemi ardhë nga Kopliku, të shpërngulur me forcë nga pushtuesit turq (osman shënimi) e jemi vendos nëLuginën e Drinit të Zi. Ma vonë e ndërruam fenë nga katolik në myslimanë.
Si e ndjen veten ?
Shumë mirë, unë i respektoj fetë, të gjithë jemi shqiptar, Allahu na ka krijue.

Zoti është mbi gjithçka, pohoi dikush.

Po Kopliku ka edhe katolik edhe mysliman.
Shumë mirë, njëlloj jemi, me mish e gjak shqiptari.

Një djalosh rreth të 30-ve thotë:

Ka edhe ortodoksë. Unë në shtëpi i kam të tre besimet.

Edhe të tjerët pohuan të njëjtën gjë, mes të cilëve edhe unë.

Po për Krishtin e Muhametin e ngau dikush bisedën...

Janë udhërrëfyes shpirtëror… si punë partish, por dalin edhe parti të vogla me programe e veprime të këqija.
Kanë fillue me u prish edhe fetë. Asnjë fe e vërtetë nuk thotëme vra, me pre, me vjedhë…. por kërkojnë harmoni e paqe, me punue e jetue me djersën tënde.
E ka thënë shumë kohë më parë Vaso Pasha “Feja e shqiptarit asht shqiptaria”
Edhe Gjergj Fishta bukur ka folë “Kemi Bajram e kemi Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë”.
Një klerik mysliman ka thënë: Qofshim mysliman, qofshim tëkrishterë, kurrë nuk e kemi mohue Atdheun, e gjithnjë kemi mbetë shqiptarë”.
Po vere e raki a pini?
Me meze a pa meze?
Me mish derri a berri?
Unë shpesh i ngatërroj se mish derri e mish berri janë si afër,– qeshi me te madhe një meso burrë.
Mishi i derrit i pjekur me shijon me shumë edhe pse jam mysliman.
Rakinë e mishin e derrit i ka ndalue Muhameti.
Nuk e kam lexue kund në kuran.
Unë pijë me kristian e gjynahin e marrin ata, – e u gajasen se qeshuri.

Ndërsa ata po bisedonin mu kujtua një shoku im mysliman, A.T. i sëmur me grip. Kur e pyeta nëse ka pi ndonjë ilaç me tha:

Kam hangër do mish të bekue e raki të zierë e kam ba shumëma mire, po nuk e di a kam ba gjynah.

Unë u tregova një barsoletë për disa shokë në Bajram Curri qëshpesh pinin raki e vere. Unë u bëja vërejtje se po prishnin besimin, por ata me thane se ishin në të shkuar. Si është kjo në të shkuar, i pyes unë.

Kur erdhi Muhameti e i gjeti gjithë humor e harmoni ua banihallall, por kur u kthye e i gjeti të dehur ua mallkoi pijen!

Unë me shaka u them: Po unë ju po ju gjej vazhdimisht në tëshkuar, e qeshem te gjithë se bashku.

Pa e ndjerë udhëtimin arrita në destinacion, duke u përshëndetur përzemërsisht me të gjithë. E ndjeva veten shumë mirë; në atë mikromjedis të vogël manifestoheshin vlera e mesazhe për t’u marrë shembull nga shoqëria, politika, institucionet shtetërore e fetare të vendit.

Dy kafe që nuk harrohen

Udhëtimi disi  i gjatë Vau i Dejës – Pukë – Fushë Arrës – FierzëLekbibaj, qe i bukur dhe mbresëlënës. Pothuajse nuk i linim radhë njëri – tjetrit duke treguar për çapkënllëqet e fëmijërisë, për peripecitë e shkollimit, për udhëtimet aventureske në dimrat e gjatë e plotë borë, për kushtet e vështira në shkolla e konvikte, por edhe për shumë vlera që na rritën e na edukuan me dashurinë për njëri-tjetrin e vullnetin për punë.

Edhe pse para 2 muajsh kam udhëtuar po në këtë rrugë, prapeshoh e nuk ngopem me ato pamje magjepse. Si pa dashur mukujtua një bisedë me mësuesin veteran Sadik Lama, me origjinënga Kruja, i cili ka punuar në Tropojë mes viteve 1953 – 1956.

O profesor, kam udhëtuar për në QafëShtamë, por nuk mëështë dukur kush e di se çfarë, për aq sa flitet.
O Frrok ti ke të drejtë se në Tropojë e në Veri e ke kudo QafëShtamë.

Afër Poravit, në një pikë strategjike na u shfaq një pamje përrallore në këtë fund tetori ngjyrë bronxi, me gjysmën e gjetheve të përthara e të rëna për tokë. Vepra e Dritës, Valbona e Drini, Liqeni i Fierzës, pothuajse i shterur deri afër Kukësit, majat e larta të Alpeve, pyjet e pllajat në të dy anët e Drinit deri atje ku errësohet shikimi ynë, janë të gjalla e të mistershme.

Më hijerënda që tregon histori sfiduese e forcë titanike ështëHidrocentrali, burim i arterieve të fuqishme që i japin jetëAtdheut.

Sapo zbritëm në Dushaj, nga pas më vjen një zë ….ShohEdisonin që vjen pas meje “Hajdeni të pimë kafe, jam me Fredin, po ju presim”. Shkuam me kënaqësi tek kushërinjtë, por edhe ish-nxënësit e mi. Kjo qe kafja e dytë, se të parën e pata pirë në mëngjes.

Kur ndalova në Kryebushat, Vuksani e Staka më thonë;

A po pi kafe, ke në banak një ish-nxënës.
Ç’ne këtu ish nxënësi im?
Hyr e pyete

Më doli përpara një djalë zeshkan e simpatik. Ai po mëpërqafonte e mëndja ime si në kërkim po vihej në provë për ta njohur. Qe Aleksandër Filip Pjetërgjokaj, nga Bëtosha, nga dera e përmendur e Zenel Selimit, dikur dere vojvode. Kishte mbaruar për Gjuhë – Letërsi në Universitetin Luigj Gurakuqi, Shkodër, e tani vazhdonte studimet master.

Rri e mendoj, përsëri i kujtoj e do ti kujtoj gjatë dy kafet e sotme.

I paragjykojmë shpesh me pa të drejtë rininë…..

Punojnë, por nuk janë të kamur, bile edhe të zhgënjyer nga jeta, me vështirësi si shumica e vendit, por dinë me të nderue e tërespektue. Mu bë qejfi, jo edhe aq për shpenzimin, por për veprimin, për qytetarinë e shfaqur.

Tek varrezat e fshatit Shëngjergj

Pas një bllokimi të pa arsyeshëm prej disa vitesh, tashmë rruga e makinës shkon në qendër të fshatit, disi i degraduar nëagroblegtori e objektet social kulturore. Varrezat e fshatit janërrethuar për bukuri e të pastruar, jo vetëm nga ferrat e bari, por edhe shkurret e shtuara vit pas viti. Varret e ndërtuara nga mjeshtrit duarartë bien në sy për finesën , rrethimet, zbukurimet, simbolet, fotot e të tjerë elementë të frymëzuar nga dashuria e respekti për prindërit e të afërmit e larguar nga kjo jetë.

Me origjinalitetin e gjelbërimin e bollshëm nuk qëndrojnë pas as varret tradicionale të vona e ato shekulloret.

Në interval prej 2-3 vitesh, shoh varre të reja me projekte interesante. Këtë vit një i tillë për Man Arif Mulajn, i besimit mysliman, krah atyre të besimit katolik. Ceremoni të përafërta, me fare pak ndryshime që pothuajse nuk bien në sy…. Respekt e mirënjohje për të vdekurit; kujtim i vlerave pozitive, por respekt e harmoni edhe për të gjallët.

Në këtë fshat ka kaluar mbi një shekull pa hasmëri, as problemeserioze të kohës, por jo pa vend për të shtuar kujdesin e urat e komunikimit. Zhvillimet e vrullshme kanë mësimet dhe pësimet e veta, për të cilat kërkohet punë e edukim. Shumë kanë ardhur nga larg, bile edhe të moshuar, pa marrë parasysh lodhjen fizike e shpenzimet monetare.

Përveç riteve të zakonshme bien në sy vizitat e qerasjet tek varret e çdo familje, të kombinuara mirë me traditën ebashkëkohoren. Mundësitë janë shtuar, se dhe kushtet janë më tëmira. Makinat e shumta janë një tregues domethënës. Të gjitha bashkë e grupe grupe bisedojnë për të kaluarën e të sotmen, pa mëri e mllefe, në respekt të të parëve, për amanetin e vlerat qëna lanë. Zakoni i hershëm ka qenë qerasje me prodhime bujqësore e blegtorale, për shpirtrat e të vdekurve, për tëndihmuar më të varfrit. Dekadat e fundit pihet edhe nga një gotëraki sa për të uruar. Mos o zot t’i trashet gjuha ndokujt, as t’imerren këmbët; po të ndodhte kështu turp i madh. Zemra tëgufon kur sheh fëmijë 3 – 4 vjeç e të rritur deri 90 vjeçar; ndjen krenari për ruajtjen e manifestimin e vlerave pozitive.

Është një rast ideal për t’u takuar edhe me ata që u rritem apo punuan për shumë vite.

Me Rixhinën e Hajdarin; Ylberin, Sokolin e Davën te Lagjes Pjetërnikaj; Dedën, Sokolin, Agronin, Katrinën e Zojën;Bardhokun, Ndokën e Dranden të Lagjes Malaj; Zefin, Lulashin, Borën e Nestin; Martinin, Edisonin, Klevisin e Groshen tëLagjes Vukaj; Kolën e Lushin të Lagjes Kolprecaj; Salihin, Sadikun, Afrimin, Zojën e Selvinë të Lagjes Mulaj; Drilonin e Rajmondën të Lagjes Gjonaj; Gjinin, Donin, Afërditën e Zojëntë Lagjes Pjetërnikaj; Besartin e Dukatën; Martinin, Përparimine Gentianin të Lagjes Mulaj; Palin, Paulon, e Jetën të Lagjes Vukaj ; vëllezërit Vuksan e Stakë Vukaj, etj.

Së fundi edhe një simbolikë e veçantë:

Julian Malaj, një djalë i gjatë e simpatik, student në Universitet, më afrohet e më thotë: “Të fala mësuese Dilës, mësueses sime të fillores”. Ky respekt për mësuesen pas shumë vitesh, patjetër se është një vlerë e shtuar për këtë djalosh e mësuesen e tij.

Mbyllet kjo dite përkujtimore me shume mbresa e vlera që na bashkojnë, shembull pozitiv jo vetëm për ne më të moshuarit , por edhe për brezin e ri.

FRROK VUKAJ