Shumë njerëz në të gjithë botën, kur janë nën stres fillojnë të shtojnë shqetësimet e tyre dhe i gjithë ky ankth mund të shkaktojë shfaqjen e thinjave. Por, a ka ndonjë të vërtetë në këtë deklaratë? Në një intervistë të sajën me revistën “Shape”, Dr. Doris Day, dermatologe e çertifikuar dhe profesore e asociuar në Universitetin e New York-ut, ajo thotë se plakja ndodh me moshën, por kjo është shumë e ndryshueshme.
Arsyeja për flokët gri zakonisht varet nga gjenetika dhe plakja, por shumë besojnë se ekziston një lidhje midis stresit dhe thinjave, për shkak të rritjes së kortizolit, i njohur ndryshe si një hormon stresi. Mjekja thotë se kur niveli i kortizolit është i lartë, kjo mund të ndikojë dhe të përshpejtojë plakjen e gjëndrave. Me fjalë të tjera, stresi në të vërtetë mund të përshpejtojë thinjen e flokëve tuaj.