Policia në Paris ka hedhur gaz lotsjellës të shtunën për të shpërndarë protestuesit në shënimin e njëvjetorit të protestave anti-qeveritare të “Xhaketave të Verdha”.
Protestuesit kanë hedhur mjete të forta në drejtim të policisë të shtunën. Autoritetet thanë se kanë arrestuar 33 persona.
Të ashtuquajturit “Xhaketat e Verdha” kishin nisur protestat më nëntorin e vitit 2018 kundër çmimeve të naftës dhe standardit të lartë të jetesës. Por, protestat më vonë u kthyen në një lëvizje kundër qeverisjes së presidentit Emmanuel Macron dhe reformave të tij ekonomike.
Protestat janë ndaluar afër vendeve turistike dhe stacioneve të metrove, të cilat u mbyllën të shtunën. Protestuesit shumë shpesh janë përleshur me policinë duke shkaktuar rrëmujë në rrugët e Parisit.