Miq të dashur, meqë panairi hapet pasnesër (13-17 nëntor), po i rikujtoj :

1. “Hebrenjtë dhe Republika e Kanunit”, sprovë, botim i dytë i plotësuar.

Disa pikëpyetje thelbësore trajtohen për herë të parë. Në botimin e 2013-s s’u pata shkuar dot në fund. Ndonjërës iu shmanga për vështirësitë që paraqiste, siç i janë shmangur mjaft studiues seriozë. Por nuk hoqa dorë përfundimisht. Më në fund këtu shtjellohen dhe marrin një përgjigje. Mbështetur në kërkime dhe burime të reja.

————

2. “Gruaja me dy zile”, roman

“Ajo nuk po i sheh gjinden rrotull. As zërat e tyre s’i ndien. Nuk është më në mes të njerëzve. Është diku mes shpirtrave. Sytë i ka të mbyllur, të paluar, mollëzat prej akulli të bardhë, të gjelbëremtë. Syri i saj sheh diku tjetër, ku nuk mbërrin vështrimi i të tjerëve. Matanë, në përtejkohë. Atje ku s’kap syri i një të vdekshmi. Ku thonë është përmasa e katërt e gjithësisë”.

-fragment nga romani-

————–

3. “Shkrimtar pa leje”

Shkrime për letërsinë, artin, kulturën. Ismail Kadare, Bilal Xhaferi, Havzi Nela, Tefë Palushi, Zija Çela, Visar Zhiti, Hamit Aliaj, Lazer Stani, Abdurrahim Buza, Vaçe Zela, Sandër Prosi… dhe të tjerë shkrimtarë e artistë me emër, kanë shtëpi në këtë libër.
Mjaft prej tyre, shkrimtarë e artistë pa leje. Politika s’u ka dhënë licensë. Ua ka dhënë arti. Ua ka dhënë talenti.

————-
Te botimet «Gj. FISHTA», sa hyn në panair, majtas.
Njëkohësisht te Arta – Libraria ART”s, Bulevardi Zogu i Parë, dhjetë metra në të djathtë të shtatores së Mbretit.
Pas panairit edhe në libraritë ADRION, ALBANIA.

————–

4. Në panair gjinden edhe BOTIMET E MIA TË TJERA:

-Fjalor i gjuhës Shqipe me 41.000 fjalë që nuk gjinden në fjalorët e Akademisë;
-Fjalor me 31.000 emra iliro-shqiptarë;
-romanet;
-përmbledhje me tregime;
-sprovat (esetë) si: “Nuk isha student i dhjetorit”, “GJuha shqipe ne bunker?!”, “Dritëhije në fjalorët e Akademisë”…:
-përmbledhjet me poezi.