Peter Zingraf
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, për DW: Ka shpresa se Gjermania do të bindë vendet skeptike të BE për njëvendim pozitiv për Shqipërinë lidhur me hapjen e negociatave tëanëtarësimit.
Z.Ambasador Zingraf, si po ecën angazhimi i Gjermanisëpër të bindur vendet skeptike, partnere të saj në BE, që tëmbështesin hapjen e negociatave të hyrjes në BE tëShqipërinsë? Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar se ka besim që “përqasja kushtëzuese e Bundestagut Gjerman do të bindë vendet e tjera në BE tëjenë dakort me fillimin e negociatave të anëtarësimit”.
Peter Zingraf: Për Gjermaninë hapja e negociatave me Shqipërinë për hyrjen në BE përbën një vendim strategjik. Ne jemi të bindur që Shqipëria dhe rajoni kanë një rëndësistrategjike për BE dhe gjeografikisht Shqipëria është brenda BE. Kancelarja Merkel e ka bërë të qartë, se është për “PO” dhe se ajo po bisedon me vendet partnere të BE, p.sh. ka biseduar me kryeministrin holandez Mark Rutte . Jam në dijeni gjithashtu qëpo zhvillohen bisedime në nivele të ndryshme, qeveritare dhepartiake. Vendet që janë për “PO” po bisedojnë me partnerët qëende nuk kanë vemdosur qëndrimin e tyre. Le të shpresojmë qëargumentat strategjike do të mbizotërojnë në fund.
Pra jeni optimist, keni shpresa për një vendim politik pozitivpër Shqipërinë?
Peter Zingraf: Vendimi është strategjik dhe politik njëherazi. Shpresojmë që 28 vendet anëtare të BE do të bëhen bashkë përnjë vendim pozitiv. Ka një maxhorancë që është pro hapjes sënegociatave. Por gjithsesi na duhet unanimitetit. Prandaj naduhet të bindim ҫdo vend anëtar të BE.
Në Po-në me kushte të Gjermanisë, reforma zgjedhore, “me pëlqim të palëve politike” është ndër të parat, në pranverën2020. Ndërkohë opozita jashtë parlamentare i është rikthyerobjektivit të pranverës së kaluar për të larguarkryeministrin Rama, për të krijuar qeveri teknike dhe për tëshkuar në zgjedhje të parakohshme. A mendoni se kjosituatë nuk favorizon kryerjen e reformws në pranverën e ardhshme, pra para konferencës së parë ndër– qeveritarepër hapjen e negociatave?
Peter Zingraf: Bundestagu gjerman në rezolutën e tij u bënthirrje aktorëve politikë në Shqipëri, të ulen në tryezën ë bisedimeve dhe të arrijnë një përfshirje maksimale për reformënzgjedhore. Nga ana tjetër, mendoj që reforma zgjedhore ështënjë element thelbësor për të kthyer besimin tek procesi.Ndërkohë, siç e thatë edhe ju, ka një element që lidhet me kohën: ekspertët na kanë thënë që nëse përcaktohet data përzgjedhjet parlamentare të 2021, duhet të jetë miratuar ligji përreformën zgjedhore deri në fund të këtij viti, që ligji të zbatohetpara se të vijë dita e zgjedhjeve. Ky është një element irëndësishëm, për të cilin u është bërë thirrje të dyja palëve.
Elementi tjetër ka të bëjë me miratimin e kushteve tëBundestagut Gjerman nga Këshilli Europian . Nëse atomiratohen do të jemi në një situatë që disa prej tyre do të jenëplotësuar pëpara Konferencës së parë ndër-qeveritare përnegociatat e pranimit. Pra do të jetë në interes të dyfishtë përshqiptarët që të arrijnë të zhvillojnë zgjedhje të mira dhe të mosshtyjnë në kohë konferencën e sipërpërmendur, dhe duke pasurtw kryer paketën e parë për reformën zgjedhore.
Që kjo të ndodhë duhen votat e maxhorancësë por edhe tëopozitës parlamentare. Ne i kemi bërë thirrje dy palëve të kenëmaksimumin e gjithëpërfshirjes për të pasur besueshmëri dhe qëprodukti i reformës të ketë kredibilitet. Në fakt kjo është njëdetyrë për qeverinë dhe opozitën brenda dhe jashtë parlamentit. Shpresojmë që kjo e fundit do të rikthehet në Parlament .
Por ligji për reformën zgjedhore mund të bëhet pa pjesëmarjen e opozitës jashtë parlamentare. Ligjërisht kjo është e mundur pornatyrisht, siç ju thashë më parë, do të ishte shumë më mirë tëketë një mbështetje maksimale, për këtë reformë. Gjithsesi, ajomund të bëhet nga parlamenti egzistues. Le të të shohim sesipalët mund të bëhen bashkë.
Z. Ambasador, hapja e negociatave përbën një stacion nërrugëtimin e Shqipërisë drejt hyrjes në BE. Ndërkohë rinia, forca kryesore e transformimit, e afrimit të vendit me standardet e BE…po largohet , shumica në Gjermani, ku u mundësohet punësim dhe qëndrim i ligjshëm. Pëwrpjekja, aspirata për një jetë më të mirë nuk mund të jetë e ndaluar, pasi është një e drejtë e njeriut. Kemi një situatë ku kërkesaemergjente për transformimin e vendit nga rinia përplasetme largimin e saj. Si mund të gjendet një balance mes tyre?
Peter Zingraf: Kjo ҫështje është shumë e rëndësishme. Ndonësekam një kohë të shkurtër në Shqipëri, mendoj se është njëҫështje e thellë, shumë thelbësore për vendin. Ju me të drejtëthoni që nuk duhet ndaluar emigrimi, për më tepër kur hyjnë nëlojë edhe zhvillime të tilla si mbyllja e kufijve etj. etj.
Punëtorët dhe profesionistët e kualifikuar nga Shqipëria janë tëmirëpritur në Gjermani. Nga ana tjetër, Gjermania strategjikishtdëshiron një Shqipëri të qëndrueshme dhe me prosperitet. Si mund të kontribuojmë që rinia të ketë kushte më të mira nëShqipëri? Ka dy mënyra: në projektet për zhvillim Gjermania në30 vjet është përpjekur që t’i japë prioritet përmirësimit të jetëssë qytetarëve shqiptarë. Kemi zbatuar projekte për furniziminme ujë në zonat urbane dhe rurale, projekte për menaxhimin e mbetjeve, projekte sociale që i japin shanse dhe mundësi rinisë.Por mbështetja më e madhe duhet të vijë nga institucionetshqiptare, nga qeveria , në nivel qendror dhe lokal për tëpërmirësuar kushtet e jetesës, ҫrrënjosur korrupsiopnin, ndërtuarnjë sistem më të mirë arsimor dhe shëndetësor për të mbajturrininë dhe njerëzit në Shqipëri.
Kjo lidhet me reformat për hyrjen në BE. Mendoj që vazhdimi ireformës në drejtësi do të jetë një shenjë domethënëse për rininë, për të pasur një sistem më transparent të drejtësisë dhe thënë : të ardhmen time e shoh në këtë vend. Nuk ka një formulëmagjike, por ka disa elementë të lidhur me procesin drejt BE-sëdhe projekteve të mira të zhvillimit, që Gjermania dhe donatorëte tjerë përgatisin dhe zbatojnë./DW