Qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme parlamentareqë mbahen këtë të diel më 6 tetor, votojnë për qeverinë e re dheparlamentin e ri, duke shprehur përcaktimin e tyre të lirë e demokratik.
Pra, të dielen më 6 tetor, dilni e votoni dhe zgjedhniperfaqësuesit tuaj, që ju i vlerësoni se Kosovën mund ta çojnëpërpara.
Populli i Kosovës ka pasur rast t’ i njohë ata që, në të kaluarën, u ka dhënë besimin dhe në bazë të rezultateve do të vlerësojnëvizionin, punën dhe ndershmërinë e tyre. Këto zgjedhje duhet tënxjerrin një qeveri dhe një parlament kredibil, të vullnetshëmdhe të ndërgjegjshëm për ta avancuar Kosovën në zhvilliminekonomik, në zbutjen e papunësisë, në zotërimin e rendit dheligjit, në pengimin e korrupcionit, si dhe zgjidhjen e problemevetë mëdha me të cilat Kosova do të përballet në bisedimet me Serbinë.
Prandaj, Kosovës i duhet një qeveri stabile e cila me platformën e saj bën diferencën në zhvillimin ekonomik, ligjor e demokratik, duke tërhequr investitorët e huaj. Këtë ndryshimmund ta bëjnë vetëm qytetarët me votën e tyre.
Kosova ka nevojë për një qeveri me shumicë shqiptare, që nukvaret nga pakica serbe, për marrjen e vendimeve të rëndësishmenë interes të shtetit dhe popullit.
Qeveria dhe legjislatura e re që do të dalë nga vota e lirë e 6 tetorit, duhet të nxjerrë udhëheqës të vendosur dhe tëguximshëm në marrjen e vendimeve të mëdha: mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës, përballë pretendimeve serbe nëbisedimet e ardhshme. Pra, Kosova duhet të jetë 100% shtet.
Kosova të punojë më shumë në integrimin e saj në Bashkësinëevropiane, në NATO dhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Të gjtha këto sfida mund të kapërcehen nëse Kosova do tëvëhet para interesave personale e partiake dhe nëse vota e qytetarit shkon atje ku duhet, e nuk manipulohet. Këtë e kemiobligim moral ndaj sakrificës së madhe që ka bërë populli ynëderi në arritjen e pavarësisë.
Pra, Kosova të jetë mbi të gjitha, 100% shtet.
Çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka obligim kushtetues qëmë 6 tetor të votojë për të ardhshmën e tij, për Kosovën shtetdemokratik brenda kufijëve ekzistues.
Vota e juaj është e rëndësishme dhe vetëm ju mund të bënindryshimin.
* Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i Komunitetitshqiptaro– amerikan dhe themelues i gazetës Illyria.