Nga Rali LURA

Pas “Takimit të Tiranës” (4 mars 2019) e ”Takimit të Gjakovës” (26 prill 2019), “Gazeta e Alpeve” organizoi edhe “Takimin në Plavë-Guci”, te Bar-restorant “Krojet” në Vuthaj, më 1 gusht 2019, ku merrnin pjesë gazetarë e publicistë, studiues, poetë e shkrimtarë, veprimtarë atdhetarë, politik e kulturor, personalitete të fushave të ndryshme shqiptare nga  Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Sanxhaku Shqiptar, nga diasporat shqiptare në Amerikë, Europë, etj.

Nderonin me mirëseardhjen e tyre dhe z. Genci Nimanbegunë Ulqin e Podgoricë–Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi; ambasador Flamur Gashi–këshilltar për Rajonin e Diasporën i Presidentit të Shqipërisë; dr. Islam Lauka–ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë, pedagog, analist, drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike; Nikollë Camaj në Tuz–kryetar i LDSH, veprimtar politik, arsimor e kulturor i shqiptarëve në Malin e Zi; Ramiz Lushaj– kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” dhe drejtor ekzekutiv i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike në Tiranë; Azgan Haklaj–Mjeshtër i Madh–president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar; Ali Daci–themelues e drejtues i Manifestimit Tradicional Letrar “Ora e Maleve” në Rrozhajë dhe zv/kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Sanxhakun; Zek Nokshiqizv/president i Qëndres Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas; Ismet Azizi-kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”; Skënder Thaçi–koordinatori kryesor i Shoqatës BamirëseAlbania-Austria Partnerschaft”; Adem Lushaj– drejtor i Shoqatës të Intelektualëve të Pavarur në Deçan; aktori e regjisori Gjon Nikolla – Mjeshtër i Madh, etj.

Fjalën Përshendetëse e mbajti Hasan Selimi, antar i Bordit Drejtues të “Gazeta e Alpeve”, publicist, poet, shkrimtar, studiues, teolog, “Ambasador i Paqes”, anëtar i akademive -ASHSHA të New Yorkut dhe AMSH në Tiranë.

Në këtë “Takim i Plavë-Gucisë” u ndanë disa mirënjohje të ndryshme.

Me Çmimin e lartë “Ahmet Krasniqi” u nderua veprimtari atdhetar e kulturor, Veterani i Luftës së Kosovës, koordinatori i Gazetës së Alpeve në Gjermani e Drenicë, publicisti HILMI GASHI, mik, bashkëluftëtar e bashkëpunëtor i afërt i kolonel Ahmet Krasniqit – Hero i Kombit.

Çmimin e lartë “Ahmet Krasniqi” zotit Hilmi Gashit të Drenicës, i ardhur nga Gjermania, ia dorëzoi dr. Naim Dedushajnë Prishtinë- ideator, bashkëthemelues e koordinatori kryesor i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë.

Kolonel Ahmet Krasniqi – Hero i Kosovës e Kombit, ka qënë ministër i Mbrojtjes i Kosovës e Komandant i FARK-ut, pjesmarrës ballor e ushtarak prijatar në Luftërat e Kroacisë e të Kosovës kundër rregjimit jugosllav të Millosheviçit, është autor i dhjetra punimeve studimore e publicistike të botuara në shtypin shkencor, gazeta e revista në gjuhën shqipe e të huaja, me kontribut në fushën e mediave.

Në fjalën e tij shkrimore atdhetari, veprimtari e publicisti i mirënjohur, Hilmi Gashi, tha, ndër të tjera,  për të pranishmit e mediat: “Më lejoni t’ju sjell përshëndetje të përzemërta nga Diaspora Shqiptare, nga Gjermania mike, nga Diaspora e jonë Shqiptare, e cila vetëm figurativisht është një pjesë e ndarë nga trojet shqiptare, ndërsa shpirtërisht jemi gjithmonë pranë Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe Kombit tonë Shqiptar.

Përshëndetje të veçanta nikoqirit të këtij evenimenti të rëndësishëm e mjaft domethënës, me vlera kombëtare, organizuar në krahinën historike, kulturore e turistike të Plavë-Gucisë, pasi ky takim është shumë i veçantë për mua personalisht se më kthen pas 37 viteve në këtë vend të bekuar nga Zoti e të nderuar nga njerëzit e saj në histori e ardhmëri.Ishte viti 1982, kur për herë të parë e vizitova Plavën dhe Gucinë. Gjatë asaj kohe ishte në ndërtim hoteli buzë liqenit të Plavës, emrin e të cilit e kishte gjatë asaj kohe, aty afër një pike të vogël karburanti dhe pak metra larg një shtëpie të vjetër kulture. Në oborrin e objektit, asokohe në ndërtim, ishte një vinç i lartë, në të cilin nuk vonoi shumë dhe u ngrit Flamuri ynë Kombëtar me Shqiponjën Dykrenare dhe filloi të valvitej aq bukur sa që  them se e zbukuroi edhe gjithë Plavën. Gjatë asaj periudhe kohore, nëse s’kam harruar, ishte komandant i Policisë në Plavë një shqiptar, tamam malësor i gjatë, por dhe trim e i ngritur kombëtarisht, me emrin Sherif e që me ndihmën e tij i kaluan problemet që u paraqitën gjatë asaj kohe. Nëse ai është akoma në këtë botë unë, nga këtu, i përcjell përshëndetjet e mia të përzemërta dhe e falenderoj për burrërinë e trimërinë që ka treguar gjatë asaj kohe.

Dhe në përfundim, më lejoni t’i falënderoj Botimet Tropojadhe Gazetën e Alpeve Shqiptare që më ndau këtë Mirënjohje të lartë, këtë çmim kaq të madh e të nderuar, Çmimin “AhmetKrasniqi”, të kolonelit të luftës e të paqes, të komandantit e ministrit tim të Mbrojtjes në Kohën e Luftës së fundit të Kosovës, që më frymëzoi me shembullin e tij në punën e kontributet e mia për lirinë, pavarësinë e shtetësinë e Kosovës e Çështjen Kombëtare Shqiptare, që e pata dhe një mik të mirë e të afërt në ditët e vështira të Luftës së Kosovës, ndaj ky Çmim i lartë më nderon dhe në ditët e paqes, në jetën time. Të përjetshëm kujtimi e vepra e kolonelit Ahmet Krasniqi, ish-ministër i Mbrojtjes së Kosovës, Hero i Kombit.

Të nderuar malësore dhe malësorë të Plavë-Gucisë e të trevave të tjera shqiptare në Malin e Zi, ju falenderoj për durimin dhe pritjen tuaj! Rrespekt të përjetshëm për të gjithë ata që kontribuojnë për Çështjen Kombëtare Shqiptare! – e mbylli fjalën e tij përshendetëse.

Në “Takimin e Plavë-Gucisë” te “Krojet” në Vuthaj, folën e sollën përshendetjet e tyre edhe atdhetari e veprimtari kulturor Besnik Paci i Derës e Trungut familjar të Gjergj Fishtës së Madh, i nderuar me Çmimin “Agim Ramadani”; Binak Ulaj i Vuthaje– veprimtari atdhetar, ish i burgosur politik i rregjimitjugosllav, gazetari i njohur në Prishtinë e Kosovë; historianiPaulin Z. Zefidrejtues i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore (Muzeu & Memoriali i Skënderbeut) në Bashkinë e Lezhës; veprimtari atdhetar, kulturor e humanitar Esad Gjonbalaj-ish president i FPG në Amerikë e drejtues i Portalit “Plava e Gucia Sot”; doktori i shkencave psikologjike e pedagogu universitar Jashar Demiri; etj.

Në “Takimin e Plavë-Gucisë” përshendeti me këngë për Gazeten e Alpeve Shqiptare, Plavë-Gucinë, Malësinë e Madhe e Mirditën edhe rapsodi i njohur Gjon Frroku nga Lezha, KeidaSelimi recitoi një poezi të gjyshit të saj, Hasan Selimi, etj.

“Gazeta e Alpeve” është pjesë e “Botimet Tropoja” dhe e Portalit Kombëtar Limit. Al, është gazetë rajonale ndërballkanike në hapësirat alpine në Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Sanxhak, me tematika e shtrirje etno-historike-gjeografike përgjatë brigjeve të Valbonës, Drinit, Moraçës, Limit e Ibrit.

“Gazeta e Alpeve” do të organizojë një Takim tjetër në Tiranë, më 12 shtator 2019, në 1-vjetorin e themelimit të saj, të botimit të numrit të parë të saj.

 

RALI LURA

Plavë-Guci, 4 gusht 2019