PROF. DR. ZEF MIRDITA
(1936 – 2016)
Njerzve të mëdhaj Ju flasin edhe sytë para gojës! Në ballin e Tyne shndritë dija…
Një prej Tyne që pata fatin me e njohë afer ishte edhe Shkenctari Zef Mirdita…
Prof. Zef Mirdita asht historiani ma i madh që kishin Trojet Shqiptare, sepse gjithshka e shkrueme nga dora e Tij asht shkencore dhe e bazueme mbi të verteten historike. Trojet tona tue u perjetsue nder veprat e pavdekshme të Prof. Zefit, kalojnë cakun dhe i japin Shqipnisë Europjane frymen e qytetnimit të mohuem nder sa shekuj nga robnuesit.
Ai ishte i përgatitun në fushat shkencore histori, sociologji, gjuhë shqipe, latine, frënge, serbe dhe turke. Mbi bazat e njohjes së tyne Ai ka lanë studime me vlera të mëdha. Nder fakultetet që ka studjue pothuej gjithkund ka njohë bazat e filozofisë moderne e klasike.
Ligjeratat e Prof. Zef Mirditës u njohen në disa universitete Europiane, në Vjenë, Jena, München, Romë, Sofje dhe Tiranë. Më 1991-1992 qëndroi në Gjermani (München) për të dytën herë si bursist i Fondit “Alexander von Humboldt – Stiftung”. ku u diplomue per Historinë e Vjetër dhe Paleobalkanistikën, të cilen e ka njohë me baza shkencore.
Në 1991 u zgjodh anëtar me korrespondencë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e nga marsi i 1993, ishte këshilltar shkencor në Institutin Kroat të Historisë. Përveç dhjetë librave në shqip, shqip-gjermanisht dhe në kroatisht, botoi në gjuhën shqipe, kroate, frënge, angleze, gjermane dhe italiane, në revistat shkencore të vendit dhe të hueja, mbi 100 studime, shqyrtime dhe punime – artikuj, recensione, kritika, shënime, polemika etj., poashtu ka përkthye disa libra nga kroatishtja në shqip dhe nga shqipja në kroatisht, tue i ba të njohun popujve t’ Europës “Historinë e mohueme” të Popullit Shqiptar me prirje Europjane. Ka marrë disa tituj nga katedra të Europës dhe Kroacisë, ndersa me 21 dhjetor 2011, me rastin e 75 vjetorit të lindjes, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës e shpalli “Shkencëtar i vitit 2011”.
Njihet edhe sot nder Doktorët ma të aftit që kishte Fakulteti Filozofik i Zagrebit, titull që e meritoi per studimet Shqiptare e në veçanti per Dardaninë që e donte aq shumë…
Kur ishte në Katedrën e Historisë së Vjetër në Universitetin “La Sapienza” e Romës, atje studjoi me kujdes materialet bazë të librit “Krishtenizmi nder Shqiptar” Prizren 1998, në pragun e Shek. XXI, tue mbetë Auktor i Perjetshem i Historisë së Shqiptarve Europjan.
Jeta e Prof. Zef Mirditës u nderpre në vitin 2016, po Veprat e Tij.., në të vertetë asnjëherë nuk na kanë lanë me kujtue se Prof. Mirdita “nuk po shkruen ma per Historinë…”!
Vetem tregtarët e “Lahutës” Shqiptare, mundohen me fshi Emnat e Dijetarve Shqiptarë!
GABONI o tradhtarë! Shqipnia ka disa Kështjella ku vendosej Flamuri i Kastriotit!..
Melbourne, 28 Korrik 2019.