Shoqëria shqiptare asnjëherë si tani nuk ka qenë nën presionin e krimit të rrugës, atij oridner dhe mafioz, të bandave dhe grupeve kriminale, që po tentojnë çdo ditë e më shumë të fitojnë terren. Gama e keqbërjes dhe akteve kriminale po vjen duke e zgjeruar rrethin dhe sot krimi në përgjithësi është bërë një pengesë e madhe për të drejtat dhe liritë njerëzore në këtë vend. Krimi dhe bandat në Shqipëri, duke gjetur terren veprimi në një realitet tranzitiv me një problematikë të ngjeshur sociale e politike, vazhdojnë të fitojnë terren gjithnjë e më shumë, duke u bërë rrezik serioz për rendin dhe stabilitetin qytetar. Konfliktet me motive pronësore, ku është implikuar rëndom bota e krimit në Shqipëri, përbën “Thembrën e Akilit” të mosfunksionimit të një shteti të së drejtës, që të garantojë pronën e individit, jetën dhe stabilitetin qytetar.Çështja e pronave, me veprimin e dy ligjeve kundërshtues e përjashtues ndaj njëri-tjetrit si dhe me mungesën e veprimit të shtetit të së drejtës, është kthyer në një çështje të mprehtë për shoqërinë shqiptare, për pronarë të vjetër, të rinj, vendas apo të ardhur, gjatë lëvizjeve të vrullshme demografike të shoqërisë shqiptare.
Sokol H. Tollja, lindur më 2 shtator 1969 në Kodër Kamëz, i martuar dhe me katër fëmijë, si dhe vëllezërit e tij Gëzim e Luan Tollja, ka disa kohë që janë përfshirë në një konflikt të rëndë për çështje pronash me familjen Xhinari. Sokol. H. Tollja gjatë viteve 1987-1989 ka punuar magazinier në repartin ushtarak Kodër Kamzë dhe me ndërrimin e sistemit dhe nisjen e proceseve demokratike u shpërndanë pronat ku atij i takuan të merrte rreth 2 mijë metra tokë, ku falë zemërgjërësisë së tij iu dha një pjesë toke dhe dy vëllezërve të tij, Gëzimit e Luanit. Me këtë pronë që tashmë zotëronte në mënyrë ligjore, duke qenë tip punëtor, ndërtoi një biznes pastiçerie, më vonë kësaj toke iu shtua shumë vlera dhe si e tillë zgjoi lakminë e një tipi që kërkonte të përfitonte duke u mbajtur si “i forti”i lagjes. Ky person quhet G. Xhanari, i cili hyri në konflikt me vëllezërit Tollja dhe të atin e tyre, pasi kërkonte me çdo kusht të iu merrte një pjesë të tokës, që tashmë kishin në pronësi. Megjithë tenativën e familjes Tollja, vetë dhe me ndërmjetës për t’i qetësuar gjërat me dialog dhe bashkëbisedim, ai jo vetëm që nuk pranonte, por konfliktet arritën deri në ushtrim dhune të fortë dhe kërcënim jete. Në vitin 2006, kur filloi procesi i legalizimit, presionet dhe konfliktet e vëllezërve Tollja me këtë person u ashpërsuan më shumë, pasi ky i kërcënonte me jetë. Pas 3 vjetësh, me 1 shtator 2009, D. Xhinari, i biri i G. Xhinarit, së bashku me E. B, kushëririn e tij, vajtën në pastiçerinë e Sokol Tolljes dhe në mungesë të tij, pasi ndodhej për furnizim e në prani të familjarëve të tij, thyejnë xhama e orendi përmbysin gjithçka, duke e shkatërruar objektin brenda dhe jashtë tij. Por historia jo vetëm që nuk mbaron këtu, por vazhdon me një intensitet më të lartë kriminal, ku me 10 dhjetor 2009, në orën 3 mbas dreke, në rrugën “Kastrioti” që shkon për Institut, teksa S. Tollja po kalonte rrugën, befas aksidetohet qëllimshëm nga përndjeksi i tij D. Xhinari, me makinë e tij tip benz, ku thyen këmbën e djathtë dhe gjurin dhe përmendet i traumatizuar në në Spital Ushtarak. Nuk kanë mjaftuar të gjitha këto, por me 29 korrik 2010, D. Xhanari me benzin e tij dhe me shoferin e tij kanë ndaluar para pastiçerisë së Sokol Tolljes, duke kërcënuar me pistoleta në drejtim të tij dhe të familjes së tij, ndërkohë që Sokoli ishte ende me paterica, nga aksidenti që ata i patën shkaktuar. Në këto rrethana, në një gjendje gjendje depresive, për vetëmbrojteje, Sokoli merr me shpejtësi armën e tij që e kishte në lokal dhe gjuan një metër afër këmbës së dhunuesit, që të largohej e mos të vriste gruan e fëmijët e tij; në atë çast, dhunuesi larghohet me shpejtësi nga aty dhe menjëherë vjen policia, të cilës Sokoli iu dorëzon armën. D. Xhinari kthehet përsëri në pastiçerinë e Sokolit, dhe në prani të policisë, me xhama të thyer e makinë të prishur, nga I akuzuar për një krim të rëndë kthehet në akuzues të Sokolit, ku segmente të policisë dhe ekspertizës e mbështesin, duke qënë të lidhur me njerëz të korruptuar si deputetë e tjerë.
Seriali i këtyre killerëve që nuk ndalojnë para asnjë lloj të drejte dhe ligji vazhdon me 8 shtator 2012, kur Sokoli ndodhej tek ballkoni i lokalit, duke pirë kafe me D. M dhe vajat e tij Xhesika 10 vjeçe e Xhevahirja, 8 vjeçee; kur vijnë në befasi G XH, D. XH dhe K. Xh, si dhe nipi i familjes Xhinari E. Bezati, të armatosur me leva e thika, e godasin Sokolin në kokë me levë, sipër veshit të djathtë dhe vetëm falë Zotit dhe me mbrojtjen e D. M e të tjerëve të pranishëm, arriti ti mbijetonte kësaj dhune tragjike. Goditjeve të këtyre kriminelavë nuk iu shpëton as vajza e tij tetë vjeçe, të cilën e goditën në kokë. Ato çaste tragjike, Luan Tollja merr merr mbesën e gjakosur, Xhevahiren tetëvjeçe dhe shkon në polici për denoncim. Gëzimi, vëllai tjetër, dërgon me shpejtësi në urgjencë të vëllanë në gjendje të rëndë. Pas mjekimit dhe daljes nga gjendja kritike, Sokoli ka vajtur në polici në orën 18 e 30 minuta; keqbërësit u arrestuan për momentin, por me shuma parash dalin jashtë pa u laguar dhe vijnë për presion e dhunë përsëri në dyqanin e tij. Nga ai moment, S. Tollja largohet familjarisht për t’u mbrojtur në Kanërr të Peshkopisë, për të ardhur në 2016 tek vjehrri i tij në Tiranë, Z. K. Me 10 korrik 2016, D.XH me bandën e tij kanë vajtur tek shkolla “Hoxha Tasim” duke i bërë presion se do të vrasim prindërit. Në 2017 kanë bërë prap presione e shantazhe. Ne 20 gusht, Luan Tollja merr një telefonatë anonime, ku kërcënohet me jetë dhe terrorizohet bashkëshortja dhe fëmijët. Në këto rrethana, pasi sigurojnë familjet, dy vëllëzerit, Sokoli dhe Luani nisen në drejtim të paditur, drejt një fati të ri. Ngjarje të tilla ndodhin ditën për diell në këtë vend dhe njeriu nën presion e nën dhunë ndihet i paralizuar dhe i pamundur të mbrojë veten dhe familjen e tij.
Shoqëria jonë ndihet e pambrojtur nga ky presion kriminal, viktimat janë njerëzit e thjeshtë, të varfërit, të pamundurit, ata që të zhytur në borxhe, varfëri e dëshpërim kthehen në viktima të shumëfishta të krimit dhe hakmarrjes. Kjo tablo e trishtë, tregon se shteti, me strukturat e tij lokale e qendrore, kanë falimentuar përballë krimit dhe hakmarrjes, shteti është gjunjëzuar përballë akteve makabre dhe të paprecedentë të krimit ordiner të përzier me “afera” gjakmarrje dhe hakmarrje.