Përbërësit:
½ filxhani gjalp kikiriku
¼ filxhan mjaltë ose shurup panje
1 banane të bërë pure
1 kokërr vezë
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
½ filxhan tërshërë
½ filxhan miell kinoa
1 lugë çaj baking (pluhur pjekës) “Orkide Extra”
pakëz kripë
½ filxhan arrë kokosi
2 lugë gjelle fara Kia
2 lugë çokollatë të zezë Pepita Nives
Përgatitja:
Ngrohni paraprakinsht furrën në 180 gradë, skuqni arrën e kokosit në zjarr të mesëm derisa të marri ngjyrë të artë, dhe lëreni të ftohet. Shtoni gjalpin e kikirikut, mjaltin ose shurupin e panjës, puren e bananes, vezën dhe vaniljen në një tas, përzieni mirë derisa të marri formën e një kremi homogjen. Shtoni tërshërën, miellin e kinoas, baking powder dhe kripën duke i trazuar së bashku. Shtoni farat Kia, çokollatën Pepita Nives dhe arrën e kokosit, përzieni të gjitha sëbashku, vendosini biskotat në letrën e kuzhinës dhe piqini për rreth 15-18 min derisa të kenë marrë ngjyrë kafe. Largojini nga pjekja dhe lërini të ftohen.
Ju bëftë mirë!