Përbërësit:

1 kg mana te zinj

800 gr sheqer

lëngu i shtrydhur i një kokrre limoni

 

Përgatitja :

Si fillim pastrojmë manat e zinj nga bishtat dhe i shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm. Më pas, i vendosim në një kullesë në mënyrë që t’u largohet uji. Shtrojmë një shtresë me mana te zinj në tenxhere, një shtresë me sheqer, e kështu me radhë derisa masat e sheqerit dhe manat e zinj të mbarojnë. I lëmë të pushojnë përreth 24 orë në frigorifer (jo në ngrirje) mënyrë që manat të lëshojnë lëngun e tyre. Më pas, vendosni tenxheren në zjarr të ngadaltë.

Gjatë përgatitjes së reçelit së manave të zinj nuk duhet të hidhni ujë pasi manat kanë lëngun e tyre.

Gjatë zierjes duhet të bëni kujdes që të largoni shkumën që do të krijohet në sipërfaqen e tenxheres. Do ta zieni deri në 30 minuta apo edhe pak më shumë derisa lëngu i reçelit të trashet. Pak para se ta heqim tenxheren nga zjarri shtojmë lëngun e limonit, e trazojmë me kujdes për pak sekonda dhe e largojmë nga zjarri.

E lëmë të ftohet dhe e vendosim në kavanoza të sterilizuar dhe i vendosim në frigorifer.