India ka rritur tarifat për 28 artikuj importi nga Shtetet e Bashkuara në një klimë tensionesh të acaruara tregtare mes dy vendeve.
Kundërpërgjigja e Indisë pason vendimin e Uashingtonit disa ditë më parë për të hequr Nju Delhin nga lista e vendeve me qasje të preferuar në tregun amerikan.
Përplasjet mes dy superfuqive ekonomike janë shkallëzuar ndërkohë që bëhen përgatitje për vizitën e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo këtë muaj në Nju Delhi. Zoti Pompeo ka bërë presion që India të zbusë pengesat tregtare dhe t’u japë më shumë qasje kompanive amerikane në tregjet e saj.
Ekspertët shqetësohen se tensionet në rritje mund të hedhin hije mbi partneritetin strategjik mes dy vendeve që Uashingtoni dhe Nju Delhi synojnë ta përdorin si kundërpeshë ndaj shtimit të influences së Kinës.
Ndër artikujt amerikanë të importit që duke filluar nga sot do të taksohen më rëndë përfshihen bajamet, mollët, arrat, qiqrat dhe thjerzat si dhe nënprodukte çeliku. India është importuesi më i madh i bajameve amerikane dhe i dyti në botë për mollët që prodhojnë Shtetet e Bashku
ara.