Presidenti në detyrë i Moldavisë, Pavel Filip ka shpërbërë Parlamentin dhe ka thirrur zgjedhje të jashtëzakonshme të mbahen më 6 shtator, teksa shteti i ish-Bashkimit Sovjetik po përballet me një krizë të madhe politike.
Filip njoftoi për këtë vendim sot, vetëm pak kohë pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi nga pushteti presidentin pro-rus, Igor Dodon dhe e emëroi Filip – i cili është kryeministër në detyrë – si president në detyrë.
Qindra persona dolën në rrugët e kryeqytetit moldav, Kishiniev që prej 8 qershorit, për të protestuar kundër Dodon dhe për të mbështetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Protesta është organizuar nga Partia Demokratike, që udhëhiqet nga Vlad Plahotniuc, që është personi më i pasur në Moldavi.
Njoftimi i presidentit në detyrë, Filip, vjen vetëm një ditë pasi liderët parlamentarë u takuan në një seancë të jashtëzakonshme, duke tentuar që të formojnë Qeverinë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt.