Fshatra që të lënë pa frymë, rrugë të ngushta dhe kështjella mesjetare, të përfshira në skenarë piktoreskë.
1. Hallstatt, Austri
Ky fshat austriak është aq i bukur sa në Kinë kanë ndërtuar një të ngjashëm, thuajse identik në provincën Guangdong. Por fshati imitues nuk ka panoramën piktoreske që rrethon Hallstatt e vërtetë. Fshati ndodhet mes një liqeni dhe një vargmali alpin. Është fshati më i vjetër i banuar në Europë ku u hapën minierat e para të kripës.
2. Portree, Ishulli Skye, Skoci
Ky fshat që shtrihet në portin e gadishullit skocez Hebrides është i rrethuar nga pyje me drerë, shqiponja dhe një fauna të mrekullueshme. Liqene, formacione shkëmbore dhe peizazhe që të lënë pa frymë ju shtyjnë të organizoni një ekskursion në këtë vend.
3. Aiguèze, Francë
Bën pjesë në Qarkun Les Plus Beaux Villages në Francë që përfshin 155 fshatra që numërojnë më pak se 2000 banorë dhe të paktën dy prej tyre cilësohen pasuri kombëtare. Një ndër më karakteristikët e kësaj liste është fshati mesjetar Aiguèze. Ky vend parajsor në jug të Francës është i pasur me kisha romane, të artit të rilindjes me një urë antike.
4. Reine, Ishulli Lofoten, Norvegji
Në veri të Rrethit Arktik gjendet një fshat antik viking, me shtëpi peshkatarësh të rrethuar nga malet – një peizazh si në kartolinë. Mes shtatorit dhe prillit ju mund të admironi fenomenin e aureolës boreale që pikturon qiellin e natës me fasha shumëngjyrëshe.
5. Bickensohl, Gjermani
Ky fshat shtrihet në rrëzë të malit Kaiserstuhl, në Baden-Württemberg, në një fushë të rrethuar nga vreshta. Kisha 600-vjeçare dominon fshatin e përbërë nga pak shtëpi me tjegulla të kuqe.
6. Bled, Slloveni
Nuk ekziston asnjë vend në botë aq piktoresk sa Bled, në veri të Sllovenisë, pranë kufirit me Austrinë. Është një peizazh perfekt i rrethuar nga Alpet Guile, një kishë baroke që del nga një ishull në mes të liqenit në sfond. Një peizazh përrallor. E gjithë zona është e pasur me kështjella, ujëvara dhe shpella magjike.
7.Korčula, Kroaci
Është një nga fshatrat më të dashur të Kroacisë, me një katedrale të bukur romane, shtigje të ngushta dhe një qendër historike me origjinë mesjetare – duket sikur ka dalë nga ndonjë skenë e filmit Games of Thrones. Dhe në fakt, seria televizive është realizuar pjesërisht pak më larg se këtu, në Dubrovnik.
8. Lacock, Britani e Madhe
Ky fshat në Angli ka qenë skenë e shumë filmave dhe serive televizive historike, ndër to përmendim Downtow Abbey dhe disa skena të sagës së Harry Poter. Katedralja që daton në shekullin XIII dominon peizazhin e kullotave vetëm 160 kilometra nga Londra e zhurmshme.
9. La Roque-Gageac, Francë
Ky fshat në Aquitanie është ndërtuar mbi një shkëmb përgjatë Dordogne. Rrugë të bukura, bimësi tropikale dhe një kishë janë elemente që krijojnë një kartolinë të mrekullueshme.
10. Oia, Santorini, Greqi
Ky fshat i ndërtuar në një krater në ishullin Santorini ka rrugë të ngushta dhe shtëpi të bardha -është një ndër vendet më të bukura në botë për të parë perëndimin e diellit.
11. Vejer de la Frontera, Spanjë
Vetëm 15 minuta nga bregu i Andaluzisë, ky fshat karakterizohet nga ndërtesa të bardha, rrugë që ndërthuren dhe mbivendosen dhe nga shtigje të fshehta.
12. Procida, Itali
Një ishull idilik jashtë Napolit, me plazhe të mrekullueshme, fortesa dhe katedrale – një kartolinë e bukur që vjen nga Italia.
13. Quedlinburg, Gjermani
Vetëm 130 kilometra nga Berlini modern, ky fshat mesjetar daton në shekullin IX. Arkitektura gotike e ndërtesave, rrugët e ngushta me kalldrëm, kështjella dhe treni me avull që kalon në fshat janë të gjithë elemente që e bëjnë shumë karakteristik. E gjithë pjesa e Saksonisë, në të cilën ndodhet edhe Quedlinburg ka mjaft elemente folkloristike.
14. Sintra, Portugali
Ky fshat i cili ndodhet vetëm një orë larg nga Lisbona bën pjesë në listën e trashëgimisë së UNESCO-s. Është i famshëm për ndërtesat baroke dhe kështjellat. Sintra është një pikënisje e mirë për të bërë shëtitje dhe një tur gastronomik.
15. Zermatt, Zvicër
Është një ndër fshatrat më të bukur në Zvicër, ku hyrja është e ndaluar për makinat dhe panorama dominohet nga një mal me pamje madhështore: Matterhorm.