Politika në Kosovë i ka bërë të pa lumtur më mijëra njerëz, duke i varfëruar ,duke i bërë ata shumë të pa lumtur.Këtë mund ta hasim në çdo hap.Nuk na nevoitet asnjë hulumtim për të konkluduar së njerëzit e politikës janë të parët në listën e njerëzve të cilëve qytetarët më së paku iu besojnë.Si në rrugë , në lokale e gjetiu flitët për këta njerëz të cilët janë bërë e keqja më e madhe e vendit. E kan kuptuar tashmë mirë së qytetarët janë ‘dorëzuar” para tyre , dhe as që po mendojnë të largohen nga skena politike . Kosovës i nevoiten njerëz të ri në politikë, për ndryshe më ata që e kan filluar keq, me ata të cilët e kan keqpërdorë më të madhe votën e sovranit, me ata të cilët e kan plaçkitë popullin deri në asht , nuk do të këtë ndryshime pozitive.Na është krijuar situatë paradoksale e cila ka krijuar atmosferë të një politike shizofrenike , gjendje jo normale e cila është kthyer në normalitet , të cilën gjë e kam theksuar disa herë në shkrimet e mia.
Kjo elitë për 20 vite të tranzicionit , kan krijuar një paqë të rreme, na kan pru në një situatë të një shoqërie pa shtet, dhe të një shteti pa shoqëri.Organizimi i shtetit dhe mbarë aparatit të tij, nuk kërkon mençuri të posaqme.Dhe , është e pa shpjegueshme së edhe pas 20 vitësh nuk kemi shtet të barabartë për të gjithë. Shteti i ri i Kosovës, është bërë parajsë për njerëzit e korruptuar , nepotizmit…Na është mbushur Kuvendi i Kosovës ,por edhe institucionet locale më gjithafarë bylmeti sikur shteti të ishte ” strajcë e lypsarit”.Kan dëpertuar edhe njerëz të ish sistemit më biografi edhe antikombëtare.Ku të presesh pastaj që të kemi gjendje stabile politike dhe të ecurive ekonomike –sociale.Na është krijuar fotografi e mjerë para botës demokratike .Po largohet ajka e kombit. Po largohen së janë duke përjetuar gjendje deprimuese. Kjo elitë politike më përjashtime pak gjë ka ditur dhe shumë pak ka mësuar nga leksioni i demokracisë .Kjo shoqëri gjithnjë e më shumë po rrënohet. Nuk kemi reforma aq shumë të duhura .Kemi sabotime të çdo ditëshme të cilat e kan pru në pikëpyetje edhe shtetin e Kosovës .Si shoqëri e sëmuar që jemi bërë, inkuadrimi në Evropën e Bashkuar do të jetë ditë shumë e larget…