Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane “Shpresë & Paqe” në SHBA, ndjehet tej mase e gëzuar për zgjedhjen në Parlamentin
Europian të femrës së parë shqiptare Arba Kokalari, e cila përveç meritës së saj si politikane e re është edhe mbesë e intelektuales dhe Martires shqiptare Musine Kokalari.
Duke qenë se shumë nga anëtaret e organizatës tonë vijmë nga shtresa ish e persekutuar politike të Shqipërisë, ndihemi krenare për fitoren e Arba Kokalarit në këtë post të rëndësishëm, pasi ajo rrjedh nga një familje që ka përjetuar një genocid të rëndë nga komunizmi dhe diktatori Enver Hoxha.
Me këtë rast i urojmë Arbës urimet më të mira dhe suksese të mëtejshme.
Organizata “Shpresë & Paqe”