Vuthjanët ndër shekuj janë dëshmuar për vlera të larta njerëzore dhe atdhetare. Mençuria, trimëria dhe burrëria e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për fatet e atdheut. Lëvizjet e Vuthjanëve nga trojet e tyre stërgjyshore kishin qenë rrjedhojë e përndjekjeve nga ana e pushtuesve të vjetër e të rinj ndërsa ikjet e tyre në forma dhe mënyra të reja nuk kane pushuar deri në ditët e sotme.
Për virtytet e denja të vuthjanëve rapsodi popullor do te thoshte “Ngado që shkeli këmba e vuthajnit, nder të madh i bën vatanit”. Të këtillë ishin edhe tre pjesëtarët e UCK-së tani dëshmor te kombit: Xhavit Islami, Shefqet Dervishi dhe Blerim Ahmeti, nga fshati Kralan të Gjakovës në Kosovë e me origjinë nga Vuthajt.
Lavdi për jetë dëshmorëve vuthjan:
Dëshmori: Xhavit Islami dëshmori: Shefqet Dervishi dëshmori: Blerim Ahmeti
VUTHJANET E KRALANIT DHE PREJARDHEJAE TYRE !
Historia e vuthjanve të shpërngulur në Kralan daton rreth 180 deri 200 vite më parë, respektivisht që nga koha e pushtimit të Turqisë. Në të dhëna të historisë orale e gojëdhëna të trashëguara brez pas brezi dhe të njohura për artikullshkruesin, thuhet se pjesa dërmuese e vuthjanëve të ardhur në fshatin Kralan i përkasin shtëpisë së Demë Gjakës, përkatësisht vëllazërisë Vukaj të Nrel Balës, vëllait të Gjon Balës.
Në atë kohë veziri i Shkodrës ku ishte selia e sanxhakut ishte një njeri me fuqi e pushtet të pakontrolluar në Tokat Shqiptare i cili pos pasurive të tjera kishte edhe shumë bagëti . Bjeshkët e Vuthajve ishin për plot kullota për bagëtinë e tij, andaj për te shkelur territorin e Vuthjaneve dhe për t’ua matur pulsin e tyre ai k8shte urdhëruar 10 barinj të e tij qe të kullosin bagëtinë ne bjeshkët dhe në pronat e Vuthjanve. Por veziri për nevoja të bagëtisë së tij dëshironte ti zotëronte edhe burimet e ujit. Trimat e Vuthajve nuk e kishin në mend ta lejojnë uzurpimin e kullosave e burimeve dhe sëbashku me shumë shokë e miq Vuthjanë te fortë e të mençur ua kishin zënë priten barinjve të vezirit, ua kishin marrë bagëtinë, ua kishin pre disa ogiç dhe ua kishin marrë këmbanat e ogiqëve.
Në një refren të këngës së kohës për këtë ngjarje thuhet kështu:
- “Kurt Mehmeti po pisket
- Këtij Demë Gjakës po m’i thërret
- Merri djelt hajde përpjetë
- Le ta din veziri e Shkodra
- Se kjo tokë asht e jona”
Kur veziri i Shkodrës kishte marrë vesh se çfarë i kishin bërë barinjëve të tij djemtë e Vuthajve, kishte vendosur ti shpërblente materialisht të gjithë ata që do ti bënin dëm djemëve të fshatit Vuthaj, dhe kishte dërguar zaptin e tij për tu hakmarrë. Nga ajo kohe thuhet se dy djem te truallit të Demë Gjeks shkojnë në Kosovë dhe vendosën në fshatin Kralan ku edhe sot jetojnë pasardhēsit e tyre.
Në dhënat e informatat që i kemi siguruar nga kontaktet tona me kralanasit thuhet se edhe emërtimi Kralan rrjedhë nga vuthjanet e ardhur te cilët shquheshin me pamje te flokëve te dredhura (kaçurrele) qe ndërlidhet me fjalën KRELË – thuhet se është krijuar edhe emri i fshatit KRALAN.
Sot ne fshatin Kralan janë më se 120 shtëpi vuthjanë dhe po ashtu nga vëllai tjetër i kësaj familje vuthjane janë edhe 60 shtëpi në fshatin Balica e Malishevës.
Vuthajnet e Kralanit edhe pse te larguar nga Vuthjat qindra vjet më parë duke ruajtur me xhelozi e fanatizëm dhe duke i percjellë traditat vuthjane tek gjeneratat e reja, me respekt e krenari flasin për rrënjët e origjinës, për qëndresën e tyre ndaj vezirit të Shkodres dhe të pushtetit turk në përgjithësi, për vëllezërit e Vuthajve, e mbi të gjitha edhe për ndjenjen e krenarisë të jesh VUTHJAN.
ESAD GJONBALAJ