Teksa Raporti i Fundit Botëror i Lumturisë është publikuar, lajmet janë shumë të mira për shtete të tilla si Finlanda e cila renditet për të dytin vit rradhazi në vend të parë. Ndërsa situata nuk është aspak pozitive për shtete të tilla si Amerika, e cila jo vetëm për shkak se renditet e 19 por edhe sepse niveli i lumturisë në Amerikë është në rënie. Vitet që pasuan 2010 nuk kanë qenë aspak të mira sa i takon nivelit të lumturisë dhe të mirëqenies së amerikanëve. Edhe pse ekonomia amerikane u përmirësua pas Recesionit të Madh ne 2009, niveli i lumturisë, sidomos tek ameriaknët në moshë madhore nuk shënoi aspak rritje por përkundrazi.

Nga viti i kaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë një pozicion më poshtë, ndërsa në krahasim me vitin 2017 ato kanë rënë me pesë pozicione më poshtë. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk renditen poshtë vetëm sa i takon nivelit të lumturisë por edhe në fusha të tjera, psh. ato renditen në vend të 61 sa i takon nivelit të lirisë, në vend të 42 sa i takon korrupsionit dhe në vend të 37 për ndihmën dhe mbështetjen sociale.

Raporti Botëror i Lumturisë është një anketë e përvitshme që bëhet nga Sustainable Development Solutions Network për Kombet e Bashkuara. Kjo anketë mat nivelin e lumturisë në 156 shtete të ndryshme, duke u bazuar në gjashtë variabla: të ardhurat, liria, besimi, shëndetësia, mbështetja sociale dhe bujaria. Raporti Botëror i Lumturisë u publikua për herë të parë në vitin 2012 dhe çdo vit ai ka një fokus të ri. Këtë viti raporti u fokusi në lumturinë dhe komunitetin e një shteti të caktuar, duke vlerësuar sesi teknologjia, normat sociale, konfliktet dhe politika e atij shteti ndikojnë tek lumtura e qytetarëve të saj.

Pesë vendet që renditen në fillim të listës si vendet me nivelin më të lartë të lumturisë janë: Finlanda, Danimarka, Norvegjia, Islanda dhe Hollanda.

Përveç renditjes së vendeve me nivelin më të lartë të lumturisë në botë, ky raport renditi edhe ato vende, banorët e të cilëve janë më të palumturit. Këtu mund të përmendim Sudanin Jugor, Republikën Qendore Afrikane, Afganistanin, Tanzaninë dhe Ruandën.

Mbretëria e Bashkuar renditet në vend të 16 nga 156 shtete të anketuara. Gjermania në vendin e 17, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vendin e 19, Japonia në vendin e 58, Rusia në vendin e 68 dhe Kina në vendin e 93.

Më poshte do të njiheni me listën e 10 shteteve me nivelin më të lartë të lumturisë dhe 10 shtetet me nivelin më të ulët të lumturisë.

10 shtetet me nivelin më të lartë të lumturisë në botë

  1. Finlanda
  2. Danimarka
  3. Norvegjia
  4. Islanda
  5. Hollanda
  6. Zvicra
  7. Suedia
  8. Zealanda e Re
  9. Kanadaja
  10. Australia

10 shtetet me nivelin më të ulët të lumturisë në botë

  1. Sudani Jugor
  2. Republika Qendrore Afrikane
  3. Afganistani
  4. Tanzania
  5. Ruanda
  6. Jemeni
  7. Malawi
  8. Siria
  9. Botswana
  10. Haiti