Presidenti amerikan, Donald Trump i dërgoi ngushëllimet homologut të tij francez, Emmanuel Macron, pas zjarrit të madh në Katedralen Notre Dam në Paris, duke e quajtur Francën aleatin më të vjetër të SHBA-së.
“Ato kambana do të bien sërish. Ne jemi sot me Francën dhe japim asistencën tonë në rehabilitimin e këtij simboli të pazëvendësueshëm të civilizimit perëndimor”, deklaroi Trump dhe shtoi “Vive la France!” (Rroftë Franca)
Trump tha se SHBA-ja u trishtua pasi pa dëmtimet mbi këtë kryevepër arkitekturore.
“Katedralja do të vazhdojë të jetë një simbol i Francës, përshirë lirinë e saj të besimit dhe demokracinë”, shtoi presidenti amerikan.