Avioni më i madh në botë, ka krahët më të gjatë, 117 metra. Ka dy trupa me 72 metra të gjatë nga kabina deri në bisht.
Avioni bëri testin e parë të suksesshëm në pistën e aeroportit të Mohaves në Kaliforni. Fluturoi në një distancë prej 10 kilometrash duke arritur një lartësi prej mbi 4 500 metrash. Shpejtësia maksimale arriti në 274 km/orë.
Qëllimi i krijimit të një avioni të tillë gjigant është të lëshojë në orbitë satelitët, duke zëvendësuar kështu raketat. Nëse projekti rezulton krejtësisht i suksesshëm, ekspertët thonë se lëshimi i satelitëve në orbitën e tokës do të jetë aq normal sa fluturimet e avionëve tregtare.
Avioni është prodhuar nga kompania Stratolanç e Pol Allenit, ish-themelues i Microsoft që ndërroi jetë Tetorin e kaluar.