DEZERTERET- Nga Izet Shala

Malishevë, 8 Prill

Derguan dhunshëm

Në dasmen e djajve

Krushk  të Flamurit

Tu prijnë dezerterve

Për çudi

Kishë mejkrra te lidhura

Këmisha te pergjakura

Dhe tufë lulesh te perhitura

U thash

Trima e trimresha  do të gjeni

Cep më cep të Arbërisë

Duke perkundur foshnjet djepa

Duke dëgjuar rrëfimet

E nënave, syhapura kah dielli e hëna

Në kulmin e maleve të  Sharrit plak

Duke pritur përendimin e diellit

Zbritjen e muzgut

Që t’i përqafojnë djemtë e vashat e Lirisë

Ende  e pa lindur  me dhimbje,

Çika  me emrin Liri

Kjo tokë, nuk duron dezertim

Shkelje, mallkim

Lufton, deri në fund

Për Çlirim, Bashkim.