Përbërësit:
4 limona
2 vezë të plota + 2 të verdha vezësh
110 gr gjalp i cilësisë më të mirë në temperaturë ambjenti
450 gr sheqer
Përgatitja:
Përpara se të fillojmë përgatitjen e kremit të limonit, grijmë në rende lëkurat e limonit dhe shtrydhim lëngun e tyre të cilin e filtrojmë me ndihmën e një kulluesje.
Rrahim lehtësisht edhe vezët në një enë të vogël.Shkrijmë në banjomari në zjarr të ulët gjalpin e prerë në copa bashkë me sheqerin derisa ky i fundit të ketë shkrirë plotësisht.
Shtojmë vezët dhe vazhdojmë përzierjen me lugë druri derisa përbërja të rezultojë kremoze, por kujdes; nuk duhet të shkojë asnjëherë në vlim.
Në këtë moment shtojmë edhe lëngun e limonit dhe lekurën e tij dhe e lëmë në këtë mënyrë në zjarr të ulët për 5-10 minuta derisa kremi të trashet; e kuptojmë që është gati kur kremi të veshë lugën e drurit.
E hedhim kremin e limonit nëpër kavanoza, e lëmë të ftohet në temperaturë ambjenti dhe e vendosim në frigorifer të paktën një natë përpara se ta përdorim.