Sot, të premten, kah mesdita, më 29 mars 2019, pati një takim të dy kryebashkiakëve të “Gjakovës së Madhe”: Ardian Gjini i Komunës së Gjakovës dhe Besnik Dushaj i Bashkisë së Tropojës (Malësisë së Gjakovës), të cilët bashkëbiseduan për disa projekte të përbashkëta.

Gjithashtu, gjatë bashkëbisedimit të sotëm në Bashkinë e Tropojës u dakordësuan që rruga që lidh Gjakovën me Tropojën, të marrin emrin e mikut të madh të Kombit Shqiptar, Kongresmenit Amerikan Z. Eliot Engel.

Z. Eliot Engël ka qënë disa herë në Gjakovë dhe në Tropojë, vite më herët është shpallur “Qytetar Nderi” i Komunës së Bujanit të Tropojës, ka miq të shumtë e të mirë në Tropojë e në Gjakovë, në Pejë e Decan, etj.

Ky është një lajm i mirë që dy nga kryebashkiakët e Alpeve Shqiptare, të Drinit, të Veriut Shqiptar, iu japin Shqiptarëve, një mesazh i mirë për marrëdhëniet e shklëqyera shqiptaro-amerikane, një vlerësim tjetër për mikun e shquar të Shqiptarëve. Z. Eliot Engël – kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan. (R.L.)