Nga ALBERT CAMAJ në TUZ – Mali i Zi
Ditë më parë, në Komunën e Ulqinit, filluan negociatat për formimin e pushtetit lokal. Edhe pse partitë politike shqiptare në këtë komunë fituan më së shumti mandate, duke ua mundësuar të vetme formimin e pushtetit lokal, sipas paralajmërimeve të mediave lokale nga kjo komunë, kryetar i ri i Komunës së Ulqinit do të jetë nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve.
Sipas portalit Ul-Info, në këtë insiston kjo parti, në negociatat për formimin e pushtetit, të cilat filluan ditë më parë.
Po sipas këtij portali për diçka të tillë partia e Gjukanoviqit ka përkrahjen e Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Mehmed Zenkës, që do të thotë se ka përkrahjen e 18, nga gjithsej 33 këshilltarë në parlamentin lokal.
Pjesë e pushtetit lokal në Ulqin, sipas paralajmërimeve do të jenë edhe Social Demokratët me 3 këshilltarë dhe Partia Boshnjake me një këshilltarë.
“Drejtuesve të Forcës së re demokratike, me të cilët dje negocioi drejtori politik i PDS-së Tarzan Millosheviq dhe anëtari i kryesisë së kësaj parti dhe koordinatori për Ulqin dr. Halil Dukoviq, e që kërkojnë që atyre t’u takojë vendi i Kryetarit të Komunës”, u është dhënë afati deri të hënën që të deklarohet se a dëshiron të jetë pjesë e koalicionit të gjerë, por jo kryetari, shkruan portali Ul Info.
Është e dhimshme se si partitë shqiptare i degjojnë lideret nga Tirana e Prishtina, për të perkrah Millo Gjukanoviq, për president, por jo për të bërë pushtet shqip, në Ulqin.
Për fat të keq dhe duke u falenderuar partive shqiptare si duket kjo komunë po shkon nën drejtimin e timonin e DPS-së, pasiqë për disa lider shqiptar më me rëndësi kanë inatet personale se çështjen kombëtare.
Forca, e cila këmbëngul në kryetarin e komunës, nëse këtë gjë nuk e arrinë, do të mbetet në opozitë, çka do të shihej si veprim i denjë, dhe me siguri këtë subjekt do ta veçonte nga ata që shiten për një gram pushtet.
Votuesit shqiptar u dhanë mundësi partive shqiptare që të qeverisin Ulqinin, por atyre më rëndë u peshon inati se vota.